UBT

Zgjedhjet lokale po afrohen – gropat sanohen

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Betim Osmani – Gropave të hapura përgjatë rrugës “Pajazit Ahmeti”, e asfaltuar vite më parë, ju bë zgjidhja pasi zgjedhjet lokale po afrohen. Këto gropa ishin hapur në dhjetor të vitit 2012 nga një kompani private e cila sipas informatave ka bërë shtrirjen e kabllove për rrjetin elektrik. Dmth, pas gjashtë muajsh këto gropa tani janë sanuar!

Për mirëqenien tonë, të qytetarëve, zyrtarët komunalë duhet të bëjnë zgjidhje. Ne kemi nevojë që në rrugën “Pajazit Ahmeti” dhe “Vëllezërit Xhakli” të zgjerohen dhe rregullohen trotuaret, të mbjelljen drunjtë dekorativ dhe të modernizohet e rregullohet ndriçimi publik. Plus, kjo pjesë e qytetit ka nevojë për një fushë sportive pasi fëmijët e kësaj pjese nuk kanë asnjë teren sportiv në afërsi. Ndërtimi i një çerdhe publike është domosdoshmëri permanente e kohës për këtë lagje. Ne duam një jetë më të mirë sot e jo pas 50 vjetësh.

Po, të dashur bashkëqytetarë, ne gjendemi tani në një udhëkryq. Të gjithë jemi dëshmitar që Gjilani viteve të fundit është anashkaluar nga Qeveria e Kosovës. Kjo është qasje e gabueshme sepse pamundëson ose ngadalëson realizimin e projekteve në interes të qytetarëve. Ne duhet të jemi të vendosur që ky trajtim mos të përsëritet edhe pas zgjedhjeve lokale në vijim.

FIDANISHTJA

Gjatë jetës sime kam takuar shumë njerëz që bëjnë justifikime dhe alibi. Për një ditë me diell do të thonë se është me re. Pra, qeveria qendrore duhet ta ndryshojë qasjen, por edhe të zgjedhurit tanë duhet të ndryshojnë dukshëm duke kuptuar se atyre ju jepet autoriteti për t`i shërbyer popullit, jo të luajnë me popullin. Duhet ndryshuar qasjen nga “Unë vetëm zbatoj urdhëratë e shefave” në “Unë kam përgjegjësi dhe përpiqem për të përmirësuar gjendjen në baza ditore”.

Gjilani jonë dhe njerëzit e saj përballen me probleme reale dhe të përditshme, probleme të cilat nuk u zgjidhen nga premtimet njëqind-milionëshe të k/ministrit.

(Autori është gjilanas)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.