UBT

Haziri e uron Pajazitin dhe kërkon nga ai të riparojë gabimet e PDK-së

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kreu i LDK-së në Gjilan Lutfi Haziri e ka uruar Zenun Pajazitin në zgjedhjen e të parit të PDK-së në Gjilan dhe ka kërkuar nga ai që të riparojë gabimet dhe shkeljet ligjore që ka bërë subjekti i tij politik. Haziri tha se Pajaziti është mirë që të lejojë LDK-në që ta udhëheq asamblenë komunale, meqë jemi partia me fuqinë më të madhe në asamble.

Lutfi Haziri është treguar “xhentëlmen” dhe nuk ka ngurruar që ta urojë Zenun Pajazitin në zgjedhjen e të parit të degës së PDK-së në Gjilan. Haziri këtë urime i ka bërë në takimin e kryesisë së LDK-së, me kryetarët e komisioneve profesionale të LDK-së, Dega në Gjilan.

Por, Haziri këtë urim e ka bërë edhe me një mesazh për Pajazitin. Për rajonipress Haziri tha se Zenun Pajaziti ka shumë punë dhe shumë sfida në Gjilan.”Ai në radhë të parë duhet t`i riparojë gabimet dhe shkeljet ligjore që janë bërë në Gjilan. Duhet urgjentisht të merret me borxhet, prokurimin, Partneritetin Publiko Privat, projektin e Fidanishtës. Thjesht të gjitha ato vendime të kundërligjshme që janë marrë nga krerët e PDK-së e që janë kundërshtuar fuqishëm nga LDK-ja dhe opozita duhet të kthehen në binarët ligjor” tha Haziri.

Haziri tha se Zenun Pajaziti nëse dëshiron të tregojë lidership atëherë ai duhet të lejojë që asamblenë ta udhëheq LDK-ja si partia me forcën më të madhe në asamble. Pajaziti duhet të tregohet parimor dhe lidership që zbaton ligjin dhe ta largojë menjëherë Izmi Zekën nga një pozitë ku që nga fillimi ka pasur konflikt të interesit tha Haziri.

FIDANISHTJA

Ndryshe deputeti Lutfi Haziri ka kërkuar nga kryetarët e komisioneve profesionale që të fillojnë prezantimin e planit qeverisës 8 vjeçar, para kryesisë së Degës. Haziri, nga ky takim e ka uruar Zenun Pajazitin për zgjedhjen e tij si kryetar i PDK-së, dega në Gjilan.

Lutfi Haziri ka kërkuar nga kryetarët e komisioneve profesionale që të fillojnë prezantimin e planit qeverisës 8 vjeçar, para Kryesisë së Degës.

Sipas Hazirit, plani qeverisës duhet të jetë shumë profesional dhe i kapshëm për realizimin e projekteve në favor të qytetarëve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.