Eko Higjiena

Ramadani: Partitë politike nuk guxojnë ta politizojnë rastin e Zhegrës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Shukrije Ramadani kryetare e këshillit organizativ për shpalljen e Zhegrës Komunë tha për rajonipress se ajo nuk i përkrah partitë politike në Zhegër që po bëjnë presion dhe realisht po e promovojnë forcën e tyre. Në momentin që kërkesa e zhegranëve politizohet unë tërhiqem tha Ramadani.

Shukrije Ramadani e cila mori timonin që kërkesat e zhegranëve për tu bërë komunë t`i bëjë realitet nuk është ndier mirë me kërcënimet e partive politike dhe kërkesat e tyre, që nëse Zhegra nuk bëhet komunë do të bojkotojnë zgjedhjet.

Ramadani tha për rajonipress se realisht nuk është mirë që kërkesa e zhegranëve të vonohet nga ana e Qeverisë.”Ne si këshill tani do ta dorëzojmë planin strategjik sepse në fillim ka qenë pak i mangët dhe tani jemi duke e plotësuar. Ky planë ka rreth 20 faqe dhe po përgatitet nga ekspertët vendor” tha Ramadani.

Eco Higjiena

Ramadani është e shqetësuar që kërkesa e zhegranëve po politizohet.”Partitë politike nuk guxojnë të politizojnë rastin e Zhegrës sepse e vetmja mundësi që ne të arrijmë deri tek finalja është rruga institucionale. Hapat e partive politike në Zhegër për thirrjet e tyre për bojkot totalisht janë të gabueshme dhe unë personalisht jam kundër tyre” tha Ramadani.

Ramadani tha se partitë politike po bëjnë promovim të forcës së tyre. “Ne nuk e kemi nisur këtë punë për të fituar vota për ndonjë parti politike. Ky do të ishte gabimi më i madh dhe nëse vazhdohet kështu unë tërhiqem nga pozita e koordinatores” tha Ramadani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.