UBT

SHBA vazhdon praninë ushtarake në Kosovë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Beograd – Zëvendës-ndihmësja e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Dr.Evelyn Farkas ka thënë në Beograd, se SHBA-të nuk do ta largojnë kontingjentin e tyre në KFOR derisa nuk do të krijohen kushte më te përshtatshme.

Këto komente Farkas i ka bërë gjatë takimit me zv/kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili, siç raportojnë mediat serbe, ia ka përcjellë zyrtares amerikan kënaqësinë e bashkëpunimit me KFOR-in, si dhe vendimin e SHBA-ve që të mbajë nivelin e tashmë të pranisë së kontingjentit në Kosovë, transmeton ORAinfo.

Hidromorava

Vuçiq po ashtu e ka njoftuar Farkasin edhe me elementet e marrëveshjes së Brukselit të arritur me Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe marrëveshjen për implementimin e saj.