Thaçi: PDK-ja fitoren e ka të sigurt në Gjilan
Gjilan – Menjëherë pas zgjedhjes së Zenun Pajazitit për kryetar të degës së PDK-së Hashim Thaçi të martën sërish ka vizituar Gjilanin dhe degën e PDK-së ku ka dhënë sinjalin se ky subjekt politik sërish do t`i fitojë zgjedhjet lokale në Gjilan. Thaçi gjithashtu ka premtuar se Zhegra do të bëhet komunë.
Hashim Thaçi i shoqëruar edhe nga Hajredin Kuqi ka qëndruar të martën në degën e PDK-së në Gjilan , derisa ka marrë pjesë në takimin e këshillit drejtues të këtij subjekti politik. Thaçi nga ky takim ka folur për një mobilizim dhe unitet të PDK-së në Gjilan.
“Fitorja e PDK-së në Gjilan është e sigurt sepse kemi ditur të qeverisim mirë dhe kemi realizuar projekte që janë në dobi të mirëqenies së qytetarëve gjilanas.”Shumë projekte që të tjerët as nuk i kanë ëndërruar kemi arritur që t`i fillojmë e disa edhe t`i përfundojmë me sukses” ka thënë Thaçi.
Thaçi ka shtuar se PDK-ja në Gjilan ka kuadro të dëshmuara dhe njerëz profesionist që dinë të qeverisin suksesshëm. Nga këta parametra me të drejtë mund të them se PDK-ja në Gjilan nuk ka aspak konkurrencë dhe fitoren e ka të sigurt” ka shtuar Thaçi.
Thaçi ka kërkuar nga të gjitha strukturuat e PDK-së në Gjilan që të mobilizohen dhe të jenë unik në mënyrë që programi i PDK-së të përqafohet nga shumica e gjilanasve.
Ndryshe në këtë takim kanë folur edhe Zenun Pajaziti e Qemajl Mustafa, derisa këta të dytë kanë thënë se PDK-ja pas zgjedhjeve të fundit ka dalur më e fort dhe më unike se kurrë më parë.
Nga takimi i këshillit drejtues është arritur që të zgjerohet kryesia e degës nga 25 sa i ka pasur më herët në 32 veta./rajonipress/


