Mobi Casa

Propozimi i Pacollit, opsion i mirë për Trepçën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Trepçën nuk duhet ta përcjellë fati i njëjtë i ndërmarrjeve që janë privatizuar deri më tani në Kosovë. Gjiganti metalurgjik, sipas njohësve të ekonomisë duhet të trajtohet më ndryshe. Vetë termi privatizim në Kosovë sipas tyre nuk është referencë për storie suksesi.

Ndërkaq, ideja e kreut të AKR-së, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, Behgjet Pacolli, që për Trepçën të vendosin ekspertët e Agjencisë së Participimit që duhet të themelohet enkas për t’u marrë me këtë problem e shihet si një nga alternativat e mundshme.

ARKATANA

Megjithatë, kërkohet që të hartohen projekte dhe të mblidhen grupe ekspertësh për të ofruar edhe opsione tjera se çfarë duhet të ndodhë me këtë ndërmarrje.

Pacolli në një intervistë për Gazetën Tribuna ditë më parë duke shpjeguar arsyen përse AKP nuk duhet të menaxhojë me Trepçën ka thënë se është absurde që një grup njerëzish të politikës apo shoqërisë civile ta menaxhojnë një gjigant mineral të cilin nuk e njohin as nga përbërja e as nga struktura, madje nuk ia njohin as qëllimet (Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.