Fundamenti

Pak nga pak nëpër Gollak

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Fshat me fshat n’ Gollak shtegtova –
Shumë e rrugët i kërkova !
Kësaj Malësie i kanë hy n’ hak –
Male pak e rrugë ma pak !

Fshat me fshat n’ Gollak shtegtova –
Shumë shtëpitë unë i kërkova !
Kësaj Malësie i kanë hy n’ hak –
Shtëpi pak e njerëz ma pak !

Fshat me fshat n’ Gollak shtegtova –
Shumë e odat i kërkova !
Kësaj Malësie i kanë hy n’ hak –
Oda pak , burra ma pak !

Fshat me fshat n’ Gollak shtegtova –
Shumë e bujqit i kërkova !
Kësaj Malësie i kanë hy n’ hak –
Ara pak e bujq ma pak !

Fshat me fshat n’ Gollak shtegtova –
Shumë barinjtë i kërkova !
Kësaj Malësie i kanë hy n’ hak –
Bagëti pak , blegtorë ma pak !

Fshat me fshat n’ Gollak shtegtova –
Shumë e pemët i kërkova !
Kësaj Malësie i kanë hy n’ hak –
Thera boll e pemë ma pak !

Mobi Casa

Fshat me fshat n’ Gollak shtegtova –
Shumë e shkollat i kërkova !
Kësaj Malësie i kanë hy n’ hak –
Shkolla pak e nxënës më pak !

Fshat me fshat n’ Gollak shtegtova –
Shumë fabrikat i kërkova !
Prej Prishtine deri n’ Lajçiq –
Punëtorë pak , fabrika hiq !

Fshat me fshat n’ Gollak shtegtova –
Shumë e dasmat i kërkova !
Kësaj Malësie i kanë hy n’ hak –
Dasma pak, dhëndëri ma pak !

Fshat me fshat n’ Gollak shtegtova –
Shumë e këngët i kërkova !
Kësaj Malësie i kanë hy n’ hak –
Bylbyla pak e këngë më pak !

Demir Krasniqi

Gjilan, më 02.06.2013.