KKVITI

LDD përkrah kandidaturën e Rexhep Kadriut

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Jashar Ramadani kryetar i LDD-së në Gjilan tha për rajonipress se ky subjekt politik do ta përkrah kandidaturën e Rexhep Kadriut për kryetar të Gjilanit. Edhe pse Kadriu ende s`ka ofruar ndonjë program, megjithatë në shumë pika kemi përputhje të platformave tha Ramadani.

Jashar Ramadani kreu i LDD-së në Gjilan ka konfirmuar për rajonipress se pas disa takimeve dhe kontakteve që kanë pasur me grupet punuese të AAK-së tashmë e kanë të qartë se në të ardhmen ky subjekt politik pritet ta përkrah Rexhep Kadriun e AAK-së për kryetar të Gjilanit.

Ramadani tha se përputhja e plan programeve tona dhe synimet tona gati janë të përbashkëta dhe realisht kjo na obligon që ta përkrahim Rexhep Kadriun edhe pse ai ende s`ka ofruar ndonjë program konkret.

Fundamenti

Ramadani tha se ai nuk është njeri i rrugëve sepse luftën kryesore pret ta bëjë në institucione. “Unë jam njeri që kam dëshirë që problemet dhe kërkesat tona t`i zgjedhim në mënyrë institucionale dhe përmes komiteteve e komisioneve përkatëse brenda asamblesë “ tha Ramadani.

Ndryshe Ramadani tha se me grupin punues të AAK-së jemi marrë vesh se bashkërendimi i punëve LDD – AAK të shtrihet edhe në nivel të nëndegëve dhe aktiveve. “Në kontekst të kësaj marrëveshjeje kryesia e LDD-së ka caktuar koordinatorët nëpër nëndegë dhe aktivet të cilët do të bashkërendisin punët dhe aktivitetet me partnerin e koalicionit, në mënyrë që në zgjedhje të dalim sa më të përgatitur” tha Ramadani./rajonipress/

Mund të ju interesoj: