UBT

Oponentët prezantojnë mllefin për rezultatet tona

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Arzije Nuhiu – Sondazhet e fundit, të publikuara këto ditë në disa prej medieve tona, e kanë trimëruar Vetëvendosjen duke i dhënë shpresë asaj se njëmend gjendja është ashtu dhe fitorja do të jetë e tyre.

“Vizionarët” dhe fallgjinjt e Vetëvendosjes, po i fërkojnë duart kot nga entuziazmi për “fitoren” që atyre ia paskëshin sjell sondazhet.

Ne e kuptojmë dëshirën e zjarrtë të Vetëvendosjes për të ardh në pushtet, sepse fundja opozita gjithmonë, jo vetëm këtu tek ne, por gjithkund të botën demokratike e ka ketë qëllim dhe këtë mision për ta bërë luftën për të ardh në pushtet.

Diku opozita zhvillon aktivitet tamam të mirëfilltë opozitar dhe tërheq arsyeshëm elektoratin kah veti. Në Gjilan është e njohur kjo, PDK e Gjilanit, ishte shembulli më i mirë, në 2007-ën se si vihet në pushtet, sikundër që poashtu është shembulli më i mirë se si qeveriset duke marrë besimin e qytetarëve zgjedhje pas zgjedhjeje.

Hidromorava

Prandaj, përderisa Vetëvendosje dhe oponentët tjerë vazhdojnë me këtë mentalitet të bunkerizuar dhe nuk e ndjekin këtë shembull, nuk sjellin diçka të mençur e bindëse si alternativë të përshpejtimit të zhvillimit të demokracisë e të zhvillimit tonë ekonomik e shpirtëror, qytetarët tanë s’kanë asnjë arsye të mendojnë e veprojnë ndryshe pos bashkërisht me PDK-në ta vazhdojnë qeverisjen për t’i sjell të mira vetës dhe qytetit të tyre i cili po bëhet gjithnjë më i bukur e më atraktiv.

Me “kambanat” e së premtes, lëvizja Vetëvendosje, edhe njëherë tregoi se është larg të të qenurit opozitë e kthjellët për të marrë pushtetin. Ajo po prezanton mllefin për rezultatet tona. Lutjet që ajo i drejtoi pushtetit të PDK-së, do t’i miratojmë; obligimet do t’i shlyejmë të gjitha, ose do të mbeten shumë pak obligime ndaj kontraktuesve dhe kompanive; projektet e nisura do të kryhen këtë vit gjithsesi; si gjithnjë do të përgatitemi për ardhjen e bashkatdhetarëve në sezonin veror; do të merremi intensivisht me shtruarjen me asfalt të rrugëve të reja, ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësve në ato pak fshatra që kanë mbetur, do të përfundojmë ndërtimin edhe të dy shkollave të reja te mesme; me vendimin e kryeministri Thaçi dhe bekimin e Kuvendit të Kosovës, në këtë vit akademik, do ta lëshojmë në punë Universitetin Publik të Gjilanit, etj. Pra do t’i bëjmë të gjitha ato që i ka shtruar si lutje Vetëvendosja, por vetëm një nuk mund ta bëjmë dot – nuk mund t’ia lëmë ne duar komunën atyre që akoma nuk janë pjekë, që komuna u duket si lodër që sa herë ta prishin mund dalin e ta blejnë në pazar.

Vetëvendosjes dhe të tjerëve që ia kanë mësy pushtetit, do t’ia japim edhe një shancë në tetorin e këtij viti; të vazhdojnë shkollën për marrjes e leksioneve prej PDK-së se si qeveriset. Dhe, nëse vërtetë nuk përmirësohen, ata prapë do të mbeten spektatorë të qeverisjes.

Arzie Nuhi – Zëdhënëse e Degës së PDK Gjilan.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.