Ranillugu bëhet me stacion policor
Gjilan – Ministri Bajram Rexhepi i shoqëruar edhe nga Naim Rexha, Gradimir Mikiqi, Lulzim Canaj, Shaban Azizi, Nebojsha Popoviq e Ismet Hashani kanë inauguruar stacionin policor në komunën e Ranillugut. Rexhepi tha se ky stacion e ngritë sigurinë e qytetarëve serb derisa integrimi i policëve serb po bëhet në mënyrë graduale dhe të kënaqshme.
Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi pas qëndrimit në stacionin – policor të Gjilanit ka qëndruar edhe në Komunën e Ranillugut. Aty së bashku me Naim Rexhën, Gradimir Mikiqin, Lulzim Canajn, Shaban Azizin, Nebojsha Popoviqin dhe Ismet Hashanin kanë inauguruar zyrtarisht stacionin policor në këtë komunë.
Ministri Rexhepi pas inaugurimit të stacionit tha se ky stacion është e paraparë edhe me pakon e Ahtisarit dhe realisht punimet kanë filluar qysh në vitin 2012. Rexhepi tha se ai dhe Ministria e tij janë të interesuar që të ofrojnë siguri për të gjitha komunitetet dhe ky stacion policor është në funksion të rritjes së sigurisë për këta banorë.”Ranillugu njihet për tolerancë dhe gjatë gjithë kohës institucionet e saja kanë treguar përkushtim për t`i integruar të gjithë serbët e këtij rajoni” tha Rexhepi.
Rexhepi tha se është i kënaqur edhe me punën e policëve të këtij stacioni.”Qasja e policëve serb është e kënaqshme dhe ne në të ardhmen presim që të ketë edhe më tepër të punësuar nga kjo sferë. Deri tashti mbi 10 % të policëve serb janë të integruar” tha Rexhepi.
Edhe Gradimir Mikiq kryetar i komunës së Ranillugut tha për rajonipress se është falënderues ndaj MPB-së e cila ka pasur në konsideratë kërkesat e kësaj komune.
Mikiq tha se stacioni policor e rritë edhe më shumë sigurinë e banorëve e në veçanti e ulë krimin e natyrave të ndryshme dhe të dukurive negative siç janë vjedhja e pyjeve etj.
Mikiq tha se qytetarët kanë besim të madh tek policia dhe kjo është shenjë pozitive se të keqën do ta mundim bashkërisht.
Mikiq tha se tani pret që në Ranillug të hapet edhe qendra e regjistrimit të automjeteve e cila është një kërkesë e kahershme e tij.
Nebojsha Popoviq komandant i stacionit policor në Ranillug tha se ka rreth 22 polic të angazhuar prej tyre 11 shqiptar dhe 11 serb si dhe dy civil. Popoviq tha se hapja e stacionit është një punë e mirë dhe ndikon pozitivisht në mirëqenin e qytetarëve të Ranillugut.
Lulzim Canaj nënkryetar për komunitete në Ranillug tha se stacioni policor do të jetë një garancë edhe më e fuqishme dhe shkon në favor të stabilitetit për të gjitha komunitetet./rajonipress/


