Ikë Dubova
Gjilan – Arben Dubova drejtor i administratës së përgjithshme tha për rajonipress se i ka dorëzuar kërkesën Qemajl Mustafës që ta lirojë nga detyra nga data 1 qershor me arsyetimin se nga kjo datë fillon të punojë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Prishtinë.
Arben Dubova përfundimisht do të shkojë në Prishtinë për të filluar punën si këshilltarë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Dubova i ka bërë një kërkesë Qemajl Mustafës që ta lirojë nga detyra e drejtorit të administratës së përgjithshme me arsyetimin se nga data 1 qershor ai pritet të fillojë punën në MTI.
Dubova konfirmojë për rajonipress se shkresën i ka dorëzuar zyrtarisht Qemajl Mustafës dhe ai tashmë do të shkojë në detyrë të re. Dubova tha se është çështje e AKR-së se këndë e cakton në vend të tij.
Edhe Omer Daku i kontaktuar nga rajonipress tha se edhe AKR-ja është e njoftuar me kërkesën e Dubovës. “Ne kemi marrë shkresën e zotit Dubova dhe shumë shpejt do ta zëvendësojmë atë pozitë sepse AKR-ja ka kuadro të mjaftueshme për ta mbuluar profesionalisht çdo sektor “tha Daku./rajonipress/


