Hidromorava

Për faj të mjekut gjobitet spitali i Gjilanit me 17 mijë euro

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar pjesërisht kërkesën e palës së dëmtuar Feriz Krasniqi nga Gjilani i cili ka kërkuar kompensim në vlerë të 50 mijë eurove për dëmin që i ka shkaktuar mjeku Hafiz Ahmeti ortoped. Gjykatësi Halil Zahiri ka aprovuar pjesërisht kërkesën e palës duke ia njohur kompensimin prej 17 mijë eurove.

Edhe pse ka ndodhur në vitin 2004 pas shumë shtyrjesh, ankesash e refuzimesh qytetari – pala e dëmtuar Feriz Krasniqi nga Gjilani ka arritur të fitojë një kontest me Spitalin e Gjilanit.

Feriz Krasniqi e kishte paditur Spitalin e Gjilanit me arsyetimin se më 23 shkurt 2004 mjeku ortoped Hafiz Ahmeti gjatë operimit kirurgjik ka treguar joprofesionalizëm dhe neglizhencë edhe nga ana e kolektivit mjekësor duke i shkaktuar atij dëmin e pariparueshëm ku edhe detyrohet që në QKUK të amputojë gishtin e katërtë të dorës së majtë.

Gjykata Themelore e Gjilanit më 17 prill 2013 përmes gjykatësit Halil Zahiri ka marrë vendim që t`i njihet pjesërisht kërkesa për kompensim të dëmit. Feriz Krasniqi kishte kërkuar nga Gjykata një kompensim prej 50 mijë eurove, derisa tani Gjykata atij i ka njohur një kompensim në vlerë të 17 mijë eurove . Në këtë shumë Gjykata ka marrë parasysh dhimbjet intensive të pacientit, frikën , shërimin trupor-humbjen e gishtit, zvogëlimin e aftësisë punuese etj.

United Hospital

Enver Halili avokat mbrojtës (ne foto) i Feriz Krasniqit tha për rajonipress se ky rast dhe ky vendim i Gjykatës do të ndikojë pozitivisht tek të gjithë mjekët e tjerë që kujdesi shëndetësor duhet të jetë i lartë përballë pacientëve. “Klienti im pas shumë peripecive ka arritur ta fitojë këtë kontest dhe shpresoj shumë që tashmë ky vendim do të jetë përfundimtar edhe pse pala e paditur sërish ka bërë ankesë” tha Halili.

Fatmirësisht edhe ekspertiza mjeko- ligjore e përfaqësuar nga Arsim Gërxhaliu kishte konstatuar se pacienti Feriz Krasniqi ka manifestuar paaftësi për punë në shkallën prej 50%.

Vet mjeku Hafiz Ahmeti sipas vendimit të gjykatës ka deklaruar në seancat gjyqësore se pacientin e ka operuar sipas të gjitha rregullave dhe standardeve që posedon spitali i Gjilanit.

Kundër këtij vendimi sërish ka ushtruar ankesë Spitali i Gjilanit përmes përfaqësuesit të saj Hazir Haziri i cili ka konstatuar se aktgjykimi përmban verifikim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, shkelje të dispozitave dhe aplikim të gabuar të drejtës materiale./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.