Mobi Casa

Paga e deputetit të përgjysmohet!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

E pranon se paga rreth 2 mijë euro që e merr çdo muaj nga buxheti i Kosovës është e tepërt. Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka vlerësuar se ajo dhe kolegët e saj nuk meritojnë më shumë se 750 euro pagë në gjendjen aktuale ekonomike të Kosovës. Gjatë një interviste për Tribunën, Haxhiu ka thënë se institucioni i Kuvendit duhet të reflektojë dhe veprojë në bazë të gjendjes sociale në vend.

“Aktualisht paga bazë e një deputeti është 1488 euro, dhe me shtesa të cilat i marrin arrin në 2000 euro dhe kjo është e papranueshme. Prandaj e them që edhe pjesëmarrja në komisione edhe në seanca plenare do duhej të përfshihej në këtë pagë prej 750 eurosh”, ka vlerësuar Haxhiu.

Eco Higjiena

Megjithatë, ajo ka pranuar se organet vendimmarrëse nuk janë të disponuara që t’i bëjnë këto ndryshime, derisa ka premtuar se me Vetëvendosjen në pushtet ulja e pagave për deputet do të jetë prioritet. Haxhiu është e angazhuar që në ligjin e ri për deputetët të mos lejojë përfshirjen e pensionit suplementar, pasi ka vlerësuar se kjo do të ishte një “dhuratë” për të dhe kolegët e saj.( Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.