Hidromorava

Parteshi bëhet me shesh dhe fontanë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrim, kanë përuruar inaugurimin e projektit të realizuar në kuadër të programit “BE-Kosova e Bukur” në komunën e Parteshit. Sllobodan Petroviq zëvendëskryeministër tha se ky është një projekt që e bënë Parteshin më të bukur andaj ju porosis që ta ruani sepse është ndërtuar nga taksat e Bashkimit Evropian tha Petroviq raporton rajonipress.

Të martën në Partesh është përuruar një shesh në qendër të kësaj komune dhe fontana. Në përurim morën pjesë edhe Sllobodan Petroviq e Besnik Osmani, Christof Stock nga Komisioni Evropian , Sasha Mirkoviq nga Kllokoti e Nenad Cvetkoviq nga Parteshi etj.

Ky projekt ndryshe është investim i Komisionit Evropian dhe ka kushtuar rreth 90 mijë euro derisa implementimin e projektit e ka bërë IOM. Duke folur para qytetarëve të Parteshit Sllobodan Petroviq tha se ky projekt i përbashkët e bënë Parteshin më të bukur.”Ne me këto projekte po punojmë për ta përmirësuar jetën e qytetarëve. Ne kemi pasur disa projekte në Anamoravë dhe në komunat serbe dhe kemi arritur të finalizojmë disa projekte të rëndësishme që kanë përmirësuar jetën tuaj. Ju lus meqë ky projekt është mundësuar nga taksat e Bashkimit Evropian ta ruani si sytë e ballit” tha Petroviq.

Edhe Christof Stock nga Komisioni Evropian tha se përzgjedhja e projektit është mundësuar duke u bazuar në nevojat e këtyre banorëve dhe ne nuk kemi hezituar që të financojmë këtë projekt të cilin shesh e fontanë mund ta shfrytëzojnë të gjithë” tha ai.

Eco Higjiena

Kurse Harche Bach nga IOM tha se në këtë projekt edhe komuna e Parteshit ka marrë pjesë me 5000 euro.

Nenad Cvetkoviq kryetar i Parteshit tha se projektet e financuara nga Komisioni Evropian çdo ditë po e ndryshojnë dhe avancojnë jetën e qytetarëve të Parteshit.”Unë jam krenar që sot po përurojmë një projekt shumë funksional dhe të dobishëm për banorët tanë” tha Cvetkoviq.

Në fund Sllobodan Petroviq së bashku me Nenad Cvetkoviqin dhe Christof Stock kanë bërë prerjen shiritit./rajonipress/

Mund të ju interesoj: