UBT

I ndërpritet marrëdhënia e punës Bojanka Stankoviq – mungoj në punë mbi një muaj

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryesuesi i komisionit disiplinor Blerim Beshtica ka marrë vendim që t`ia ndërpresë marrëdhënien e punës Bojanka Stankoviq zyrtare për shërbime sociale në kuadër të Qendrës për Punë sociale në Gjilan, meqë e njëjta ka munguar në punë pa dhënë arsyetim mbi 1 muaj e 10 ditë.

Zyrtarja për shërbime sociale në kuadër të drejtorisë për shëndetësi dhe mirëqenie sociale në Gjilan, Bojanka Stankoviq ka marrë vendimin se i është ndërprerë marrëdhënia e punës me arsyetimin se ka munguar në vendin e punës mbi një muaj e 10 ditë.

ARKATANA

Në vendimin e komisionit disiplinor të nënshkruar nga Blerim Beshtica që e ka siguruar rajonipress thuhet se Bojanka Stankoviq zyrtare për shërbime sociale në kuadër të Qendrës për Punë Sociale pas shqyrtimit të provave dhe dëshmive i ndërpritet marrëdhënia e punës sepse është përgjegjëse për shkak të lëndimit të rëndë të detyrës punuese.

Sipas vendimit të komisionit të nënshkruar nga Blerim Beshtica kryesues i komisionit Bojanka Stankoviq pa arsye ka munguar në punë pa ndërprerje prej datës 06.04.2013 deri më 16.05.2013. “Këtë mungesë zyrtarja nuk e ka arsyetuar para komisionit andaj i ndërpritet marrëdhënia e punës” thuhet në vendim./rajonipress/

Mund të ju interesoj: