Protestat nuk do të ndalen, deri në lirimin e çlirimtarëve
Ka përfunduar protesta e organizuar nga organizatat e dala nga lufta, në mbrojtje të ushtarëve të UÇK që po dyshohen nga EULEX për krime lufte.
Organizatorët kanë paralajmëruar protesta dhe veprime tjera për mbrojtjen e luftës dhe ushtarëve të UÇK’së.
“Besa besë…”
Kanë përfunduar fjalimet e organizatorëve, para protestuesve ka dalë këngëtarja Leonora Jakupi, e cila bashkë me protestuesit po këndon këngën “Besa besë…”.
Demaçi: Kriminelë nuk janë çlirimtarët
Simboli i rezistencës kosovare, Adem Demaci iu ka drejtuar me një fjalë protestueve të mbledhur para Teatrit Kombëtar.
“Ne kemi pritur nga EULEX që të na ndihmojë për zgjidhjen e disa cështjeve të mbetura, për ndriçimin e krimeve të kryera nga Serbia. Por ne nuk kemi pritur nga ata që clirimtarët t’i bëjnë kriminelë të luftës”, ka thënë ai.
Ai iu ka bërë thirrje EULEX’it që të kenë kujdes se kënd e cilësojnë si kriminelë.
“Kriminelë nuk janë çlirimtarët, ne luftuam për lirinë tonë. Rroftë Ushtria Clirimtare e Kosovës”, ka thënë ai.
Protestuesit: Krejt Kosova UÇK
Organizatorët kanë thirrur një nga një emrat e komandantëve te UÇK’së, ndërsa turma e protestuesve iu është bashkuar me këngën “Besa-Besë”.
Protestuesit vazhdimisht po brohorasin “Krejt Kosova UÇK”.
Mijëra protestues mblidhen para Teatrit Kombëtar
Mijëra protestues janë mbledhur te Teatri Kombëtar.
Para tyre, pas pak castesh, do të flasin organizatorët e protestës.
Gazetarja e Gazetës Express thotë se në shesh ka dhjetra mijëra njerëz të ardhur nga gjitha qytetet e Kosovës, dicka që nuk është parë shpesh viteve të fundit.
Protestuesit mbushin sheshin
Protestuesit janë tejet të revoltuar, kurse organizatorët po përpiqen t’i vënë nën kontroll.
Gazetarja e Gazetës Express thotë se aktualisht protestuesit kanë hyrë në sheshin kryesor të qytetit, “Nënë Tereza”.
Ata po brohorasin “UCK Drenica” dhe shumë prej tyre kërkojnë që të shkohet te selia e EULEX’it.
Nis marshimi protestues
Mijëra qytetarë kanë nisur marshimin protestues në mbrojtje të ushtarëve të UÇK’së që po perballen me EULEX’in nën dyshime për kryerje të krimeve tëe luftës.
Gazetarja e Gazetes Express raporton se protestuesit po brohorasin “UÇK, UÇK”.
“Unë e vrava Bullatoviqin” dhe “Mos ma gjykoni lirinë”, janë disa prej pankartave të protestuesve.
Qytetarët po mblidhen te Pallati i Rinisë
Qytetarë të shumtë kanë filluar të mblidhen te Pallati i Rinisë, nga ku do të nis marshimi protestues ndaj hetimeve që po zhvillon EULEX’i kundër ish-ushtarëve të UÇK’së, atyre që tashmë quhen si Grupi i Drenicës.
Sot protestë kundër EULEX’it
Organizatat e dala nga Lufta, sot protestojnë kundër EULEX’it, si reagim ndaj akuzave për krime lufte dhe arrestimeve të disa ish-komandantëve të UÇK’së.
Takimi i protestuesve do të bëhet në Parkingun e Pallatit të Rinise në orën 11:30.
Ditë më parë, Gjyqtari i procedurës paraprake ka shqiptuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh për Grupin e Drenicës, të cilët akuzohen për maltretime ndaj civilëve në burgun e Likocit gjatë qershorit të vitit 1998.
Ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi; ish Komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku; komandanti i brigadës 111 Jahir Demaku; Zeqir Demaku, Sahit Jashari, Avni Zabeli dhe Hysni Thaçi, janë të akuzuar për krime luftë ndaj civilëve.
Sot pritet që avokatët mbrojtës t’i drejtohen gjykatës, duke ushtruar ankesë në vendimin e saj për arrestin shtëpiak./express/
Përfundon protesta, paralajmërohen veprime të reja
Ka përfunduar protesta e organizuar nga organizatat e dala nga lufta, në mbrojtje të ushtarëve të UÇK që po dyshohen nga EULEX për krime lufte.
Organizatorët kanë paralajmëruar protesta dhe veprime tjera për mbrojtjen e luftës dhe ushtarëve të UÇK-së.
Mijëra qytetarë të mbledhur kanë filluar të shpërndahen. Ndërkohë, protestuesve u është drejtuar edhe këngëtarja Leonora Jakupi me një këngë kushtuar çlirimtarëve.
Protestuesit: Krejt Kosova UÇK
Kryetari i shoqatës së familjeve të dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari ka thënë se nuk po protestohet kundër faktorit ndërkombëtar por ndaj faktorit EULEX që po e njollos luftën e UÇK-së.
Ai ka kërkuar nga krerët e shtetit që ta shqyrtojnë mandatin e Misionit për Sundimin e Ligjjit, EULEX.
“E ftojmë Jahjagën, Krasniqin e Thaçin që ta shqyrtojnë mandatin e EULEX-it menjëherë”, ka thënë Jashari duke shtuar se nëse situata destabilizohet, përgjegjësinë do ta marr EULEX-i dhe institucionet e Kosovës, transmeton Indeksonline.
“Kërkojmë lirimin e gjithë çlirimtarëve”, ka theksuar ai.
Organizatorët kanë thirrur një nga një emrat e komandantëve te UÇK-së, ndërsa turma e protestuesve iu është bashkuar me këngën “Besa-Besë”.
Protestuesit vazhdimisht po brohorasin “Krejt Kosova UÇK”, transmeton ORAinfo.
Protestuesve u është drejtuar edhe veprimtari i çështjes kombëtare shqiptare, Adem Demaçi i cili ka thënë se lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe çlirimtare.
“Ne e kemi thirrur EULEX-in që ti zbardh krimet e serbëve, ta zbardhë kush e zhduku Ukshin Hotin, kush vrau mijëra shqiptar”, ka thënë Demaçi para protestuesve, transmeton Indeksonline.
Protestuesit mbushin sheshin
Me mijëra protestues nga e gjithë Kosova janë duke protestuar kundër EULEX-it dhe në mbrojtje të luftës dhe të figurave udhëheqëse të saj.
Protestuesit kanë filluar marshimin e tyre nga Parkingu i Pallatit të Rinisë nëpërmjet Sheshit “Nena Terezë” drejt Teatrit Kombëtarë, ku drejtues të protestës në emër të protestuesve pritet të mbajnë fjalimet për të shprehur pakënaqësitë rreth arrestimeve të fundit.
Protestuesit po mbajnë në duar flamuj kombëtarë dhe fotografi të Ish komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, ish Komandantit të Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, komandantit të brigadës 111 Jahir Demaku; Zeqir Demakut, Sahit Jasharit, Avni Zabeli dhe Hysni Thaçi, transmeton RTK.
Mbishkrimet e pankartave që po mbajnë në duar protestuesit janë “Liri për çlirimtarët”, “Burgosni kriminelët e jo çlirimtarët”, ndërkaq shumë prej tyre kanë të veshur edhe bluza me mbishkrime si “ Unë e vrava Buvllatoviqin”, “Mos ma gjykoni lirinë” etj.
Organizatorët vazhdimisht po bëjnë thirrje për qetësi dhe në mbajtjen e rendit ka të pranishëm edhe pjestarë të Policisë së Kosovës.(tribuna)


