UBT

KKSB e vlerëson të qetë gjendjen e sigurisë në Gjilan

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Sa u përket rasteve të dhunës në familje, të cilat u raportuan nga policia, Omer Daku tha se komuna e Gjilanit është duke përfunduar strategjinë kundër dhunës në familje si dhe ka krijuar një mekanizëm që do të merret me këtë problematikë. Këto angazhime kanë bërë që Gjilani të përzgjidhet ndër dhjetë komunat më të angazhuar në nivel botëror në këtë fushë.

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Gjilan, që përbëhet nga të gjitha komunitetet, e ka vlerësuar të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë, në një takim, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të KFOR-it, OSBE-së, EULEX-it dhe të tjerë. Omer Daku, nënkryetar i Komunës, ka thënë se gëzon fakti që nuk ka probleme të natyrës ndëretnike.

Sa u përket rasteve të dhunës në familje, të cilat u raportuan nga policia, Daku tha se komuna e Gjilanit është duke përfunduar strategjinë kundër dhunës në familje si dhe ka krijuar një mekanizëm që do të merret me këtë problematikë. Këto angazhime kanë bërë që Gjilani të përzgjidhet ndër dhjetë komunat më të angazhuar në nivel botëror në këtë fushë.

Ndërkaq, për të parandaluar sa më shumë që është e mundur zjarret në periudhën kur rriten temperaturat, Daku kërkuar rritjen e masave preventive, në mënyrë që dëmet të jenë sa më të vogla, kurse sa i përket ndriçimit publik, që gjithashtu është një faktor sigurie, ai sqaroi se komuna e ka planin e mobilitetit dhe po punon në këtë drejtim.

Edhe Fatos Latifi, komandant i Stacionit Policor në Gjilan, ka thënë se gjendja e përgjithshme është e qetë dhe e sigurt për të gjithë qytetarët, pa dallime etnike, fetare a racore, sikurse edhe liria e lëvizjes, e cila garantohet për të gjithë.

ARKATANA

Latifi ka prezantuar edhe statistikat e periudhës janar-prill të këtij vit, kur në stacionin policor në Gjilan janë raportuar 540 raste të veprave penale, 9 raste të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, kurse 440 të tjera kanë qenë raste me të cilat është marrë policia, sipas ankesave të qytetarëve, por nuk ka pasur elemente të veprës penale.

Përndryshe, në këtë periudhë kohore, Stacioni Policor në Gjilan, ka arrestuar 116 persona të dyshimtë për vepra të ndryshme penale dhe 72 prej tyre, me vendim të prokurorëve janë ndaluar në mbajtje.

Sipas Latifit, arsyeja e rritjes së rasteve të raportuara në polici qëndron edhe në faktin se me hyrjen në fuqi të Kodit të ri penal, janë shtuar disa vepra penale, të cilat nuk kanë ekzistuar në kodin e vjetër.

Kurse Blerton Ajeti, drejtor për Mbrojte dhe Shpëtim ka thënë se janë duke i bërë të gjitha parapërgatitjet për të qenë të gatshëm për të intervenuar në të gjitha rastet emergjente e sidomos te zjarret, të cilat mund të priten me ngritjen e temperaturave.

Ajeti ka apeluar të qytetarët që të jenë të kujdesshëm me zjarret kur dalin në vikend, sikurse ka kërkuar prej tyre që të jenë më reagues në rastet kur shohin ndonjë rrezik nga zjarret. Në këtë takim të KKSB kanë kontribuar edhe Shqipe Kastrati, Sali Mustafa, Florina Zymberi, Ramadan Kurteshi, Kemajl Shahin, Qedomir Tosmisllav, Galip Hiseni dhe të tjerë./rajonipress/

Mund të ju interesoj: