ARKATANA

Mustafa: LDK-ja në zgjedhjet e ardhshme do ta fitojë Gjilanin dhe Vitinë

/ 6 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ne duhet ta fitojmë prapë Artanën dhe gjithsesi do ta fitojmë, e fitojmë sepse jemi më të mirët, më së miri e kemi udhëhequr Artanën, Kamenicën, Prishtinën, Podujevën, Istogun, Obiliqin, Fushë Kosovën, edhe në mandatet e ardhshëm do t`i bashkëngjitet Gjilani e Vitia dhe Prizreni sepse janë gjitha këto mjedise se LDK-ja është shumë e fortë, është shumë e konsoliduar dhe për këtë arsye ne do të fitojmë ka thënë Isa Mustafa në Artanë këtë të diele.

Lideri i LDK-së Isa Mustafa i shoqëruar edhe nga Lirije Kajtazi, Ismet Beqiri, Shaip Surdulli kanë qëndruar të dielën në Artanë. Mustafa edhe këtu ka folur për fitoret e radhës që pritet ti korr LDK-ja ën zgjedhjet e ardhshme lokale raporton rajonipress.

Mustafa e ka lavdëruar punën e Bajrush Ymerit dhe ne përgjithësi të kryetarëve të LDK-së. “Ju e thirrët emrin e Bajrush Ymeri kryetarit të Komunës dhe kryetarit të Degës, njeriut të cilin e ka udhëheqë shkëlqyeshëm Komunën e Artanës dhe njeriun i cili ka besimin e plotë tonin, që ta udhëheq edhe mandatin e ardhshëm” tha Mustafa.

Mustafa tha se edhe Shaip Surdulli nga Kamenica edhe Bajrush Ymeri nga Artana që dytë kanë punuar shkëlqyeshëm dhe Bajrushit nuk do t`ia ndajmë përkrahjen sepse ne duhet ta fitojmë prapë Artanën dhe gjithsesi do ta fitojmë. “E fitojmë sepse jemi më të mirët, më së miri e kemi udhëhequr Artanën, Kamenicën, Prishtinën, Podujevën, Istogun, Obiliqin, Fushë Kosovën, edhe në mandatet e ardhshëm do t`i bashkëngjitet Gjilani e Vitia dhe Prizreni sepse janë gjitha këto mjedise se LDK-ja është shumë e fortë, është shumë e konsoliduar dhe për këtë arsye ne do të fitojmë” tha Mustafa.

Mustafa tha se do të fitojmë sepse unë po e shoh forcën këtu kaq shumë kemi të rinj në këtë sallë, aq shumë kemi njerëz që 23 vjet kanë qëndruar besnik LDK-së të cilët ne jemi të sigurt se do të fitojmë. “Unë ju premtojë sot se do të jemi edhe me të përgjegjshëm për ta udhëhequr Kosovën, ashtu siç është udhëhequr Artana në mënyrën më të mire, ashtu siç është punuar në komunat e tjera ku qeveris LDK-ja në mënyrën më të mirë. Fitoren ne do ta arrijmë me votë , votën e kemi për arsye se unë kam menduar që Artana është e vogël , por me të vërtetë dhe me prezencën e juaj qenka shumë e madhe. Uroj këtë 23 vjetorë në emër timin dhe në emër të gjithë LDK-së” ka thënë Mustafa.

Edhe Bajrush Ymeri kryetar i LDK-së në Artanë tha se sot është një datë e rëndësishme për LDK-në e Artanës, në 23-vjetorin e themelimit të saj. “Dega e LDK-së në Artanë ndërtoi mekanizma të veprimit të cilat me kujdes përcillnin gjendjen dhe vepronin karshi situatave të krijuara. Ishin po aktivistët e LDK-së të cilët me organizimet e tyre, ndihmuan shkollën shqipe, ndihmuan familjet me nevojë.

FIDANISHTJA

Ymeri tha se viti 2007 ishte i rëndësishëm për degën e LDK-së në Artanë sepse që nga atëherë e deri më sot pra për dy mandate udhëheqim me komunën e Artanës dhe mund të them lirisht që mburremi me rezultatet e arritura deri më sot.”LDK dega në Artanë sot ka përqindjen më të madhe me rreth 60 % e përfaqësuar në kuvend nga votat e komunitetit shqiptar, ndërsa në tërësi edhe me komunitetin tjetër që është shumicë në komunë, dega e LDK-së përfaqësohet me 33% në kuvendin Komunal. Edhe pse me një buxhet të vogël dhe me anashkalime të mëdha nga ana e Qeverisë së Kosovës, ne kem arritur dukshëm që ta përmirësojmë kualitetin e jetës së qytetarëve tanë” tha Ymeri.

Ymeri tha se pas më shumë se 5 vitesh të qeverisjes së LDK-së në Artanë, pothuajse e kemi të përfunduar në tërësi infrastrukturën, rrugët, ujësjellësit, kanalizimet, shkollat, ambulancat etj. Me mburrje e themi se jemi konkurrentë me komunat tjera të cilat qëndrojnë financiarisht më mirë se ne. “Me këtë udhëheqje të mire komunale ne për çdo ditë po tregojmë shembuj të mirë dhe po arrijmë të rrisim besimin te qytetarët tanë të cilët për çdo ditë po ju bashkëngjiten radhëve tona. Kemi një kryesi të degës që është mjaftë aktive dhe po bënë punën mjaft mirë dhe mund të them lirisht që shumica e njerëzve intelektualë janë në kuadër të degës sonë dhe për këtë edhe po arrijmë edhe rezultate të mira vazhdimisht” tha ai.

Ymeri tha se edhe pas 23 vjetëve ia vlen të jemi anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës sepse koha e LDK-së po vjen. “LDK e donë populli sepse ajo është e vetmja që proceset në të cilat gjendet Kosova dinë më së miri t’i zgjidh dhe ta kthejë besimin e nëpërkëmbur të qytetarëve për institucionet e Kosovës. Sot nuk jemi të kënaqur me qeverisjen e vendit dhe zhgënjimi i qytetarëve sa vjen e rritet në institucionet tona të cilat, me mundin dhe sakrificën më të madhe, i ndërtuam për dy dekada. Besoj dhe shpresoj shumë se qytetarët e Kosovës, më në fund do të binden që nuk kanë alternativë tjetër pos LDK-së, sepse vota për LDK-në është vota për shtetin e së drejtës, për shtetin e zhvilluar dhe bashkëkohor” shtoj Ymeri.

Ymeri në fund tha se ne duhet të angazhohemi fuqimisht që në zgjedhjet e ardhshme LDK të dal fituese në mënyrë që imazhi i Kosovës të jetë ashtu siç ka dëshiruar i madhi, presidenti ynë Rugova.

Në fund Isa Mustafa dhe Bajrush Ymeri kanë shpërndarë libreza për anëtarët e shumtë të këtij subjekti politik si dhe kanë ndarë mirënjohje për 6 nëndegë të LDK-së në këtë komunë./rajonipress/

Mund të ju interesoj: