Ahmeti: Vetëvendosje me frymë amerikane
Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë shkuar në New York për t’iu treguar shqiptarëve se po e ndjekin frymën amerikane në Kosovë. Kështu ka thënë Nënkryetari Shpend Ahmeti gjatë një aktiviteti në Manhattan.
“Ne në Vetëvendosje jemi duke përcjell frymën e politikës amerikane, që të ketë barazi, jo diskriminim, dhe të ketë vendvendosje për popullin e Kosovës”, ka thënë Ahmeti, gjatë një takimi me shqiptarët e Shoqatës shqiptaro-amerikane, “Vatra”, transmeton Express.
Bashkë me Ahmetin në Amerikë kanë shkuar edhe Lideri i VV-së, Albin Kurti, Visar Ymeri e Florin Krasniqi.
Me këtë rast, Albin Kurti ka deklaruar se Kosova varet me 78 përqind të buxhetit të mbledhur nga doganat dhe ka thënë se kjo praktikë duhet të ndryshohet me zhvillimin e ekonomisë.
Edhe në SHBA, Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do ta ndjek modelin e vetëvendosjes, ku qytetarët do të marrin vendimet finale për jetën e tyre.
Sipas njoftimeve të publikuara nga zyrtarët e Vetëvendosjes, delegacioni e VV-së më 25 maj do të ketë takimin e radhës me komunitetin shqiptar në New York.
Lëvizja Vetëvendosje do të qëndroj në SHBA deri me 8 qershor, ku do të ketë takime me kongresmenë e senatorë amerikan në Washington D.C., do të organizohen ligjerata në Univerzitetet si Harward në Boston, Columbia ne New York, e disa universitete të tjera, do të vizitohet komuniteti shqiptar edhe ne Michigan, Iliionois (Chicago), Teksas, Boston, etj. /Telegrafi/


