ARKATANA

Murseli: Paratë u shpenzuan e Zhegra prapë mbeti pa ujë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sipas zyrtarëve komunal problemi i ujit në Zhegër është i zgjidhur. Në fakt ky është njëri nga shumë projektet e dështuara, ku paratë janë shpenzuar, e problemi nuk është zgjidhur. Ne si fshat, duhet të kërkojmë përgjegjësi nga komuna për keqmenaxhimin e parave tona dhe Zhegra po i nënshtrohet një diskriminimi të thellë politik në investime dhe moskryerjen e projektit deri në fund ka thënë Florim Murseli.

Të shtunën aktivistët e Pikës së Lëvizjes VETËVENDOSJE në fshatin Zhegër në bashkëpunim me Qendrën në Gjilan, kanë realizuar aksionin e radhës për të kritikuar komunën e Gjilanit për projektin e pakryer të ujësjellësit në këtë fshat. Ata ngjitën pankarta në disa pjesë të Zhegrës, duke shkruar parullën qendrore: “Zhegra pa ujë, me 390.700 euro investime”.

Fundamenti

Aktivisti i pikës në Zhegër, Florim Murseli, ka deklaruar se në buletin e komunës “Gjilan, investimet kapitale 2008-2011”, në faqen 17, me numrin rendor 23 të këtij dokumenti, thuhet: Në ndërtimin e 36.000 metrave të rrjetit të ujësjellësit, në fshatin Zhegër dhe Budrikë janë investuar: 390.700 euro. “Sipas komunës, problemi i ujit në Zhegër është i zgjidhur. Në fakt ky është njëri nga shumë projektet të dështuara, ku paratë janë shpenzuar, e problemi nuk është zgjidhur” – ka deklaruar përgjatë aktivitetit, Murseli. “Ne si fshat, duhet të kërkojmë përgjegjësi nga komuna për keqmenaxhimin e parave tona dhe Zhegra po i nënshtrohet një diskriminimi të thellë politik në investime dhe moskryerjen e projektit deri në fund” – shtoi Murseli.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan bashkë me pikat në fshatrat e kësaj komune, ka filluar një aksion nëpër të gjitha fshatrat për të kritikuar pushtetin komunal që po i lë banorët pa ujë të pijshëm dhe po shënon shuma të mëdha financiare në buletinët zyrtarë për këto projekte kinse janë përfunduar, ndërsa banorët nuk kanë ujësjellës funksional me vite, ndonëse janë dhënë 390 mijë e 700 euro, siç shkruan në buletin./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.