ARKATANA

Presidentja s’i ndal investimet në zyra

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Presidentja e vendit Atifete Jahjaga nuk po i ndal investimet për të bërë sa më komode zyrat e saj. Brenda një muaji kabineti i presidentes ka investuar dy herë për rregullimin e zyrave me mobile dhe enterier për zyrë.

Aty po vendosen mobile të reja, pavarësisht se presidentja zyrat e saj i kishte trashëguar me inventar të ri nga pararendësi i saj.

Uji Dea

Së fundi presidenca ka përzgjedhur kompaninë “Ballkani i Ri” për furnizim për zyrë –enterier në vlerë prej 4,900 eurove, përderisa oferta më e lartë ishte në vlerë prej 6,500 eurove. Por ky nuk është shpenzimi i vetëm që është bërë në këtë drejtim brenda një muaji, shkruan “Tribuna”.

Në fund të muajit të kaluar presidenca kishte shpenzuar edhe 9,300 euro tjera për furnizim me mobile. Për këtë punë ishte përzgjedhur kompania “Murebest”, që në total i bie se brenda një muaji presidenca ka shpenzuar 14 mijë e 200 euro për dekorimin e zyrave.