ARKATANA

Rrustemi: Koha për ndryshime ka trokitur si për LDK ashtu edhe për Gjilanin

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Sabit Rrustemi anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së thotë për rajonipress se koha për ndryshime, që moti ka trokitur, si për LDK-në, ashtu edhe për Gjilanin. Tash, varet nga i pari i këtij subjekti në Gjilan. Meqë, nuk ka promovuar kandidat tjetër Lutfi Haziri për kryetar, vetë duhet t’i prijë valles shprehet ai.

Pos Isa Mustafës që propozoj Lutfi Hazirin të jetë kandidatë për kryetar të Gjilanit në zgjedhjet e ardhshme lokale, një tjetër zyrtar nga LDK-ja po kërkon që Lutfi Haziri t`i hyjë kësaj valle më seriozisht.

Sabit Rrustemi i cili është ndër të parët në LDK dhe aktualisht anëtar i shtabit të përgjithshëm të LDK-së duke komentuar kandidaturat dhe kandidatin e LDK-së tha për rajonipress se të ardhmen e çdo subjekti politik, në rend të parë të LDK-së ( ku kam lënë kohën time më të mirë) e shoh vetëm te ndryshimet dhe cilësia e këtyre ndryshimeve, përmes kritereve të qarta në përputhje me aktet normative në fuqi dhe, konkurrencën. “Koha për ndryshime, që moti ka trokitur, si për LDK-në, ashtu edhe për Gjilanin. Tash, varet nga i pari i këtij subjekti në Gjilan. Meqë, nuk ka promovuar kandidat tjetër për kryetar, Lutfi Haziri vetë duhet t’i prijë valles” thotë Rrustemi.

Eco Higjiena

Rrustemi tha se dy herë tjera ( në vitin 2000 e 2002) e kemi vu në ballë të listës Lutfi Hazirin, kur ishte ma i ri, si bartës liste dhe, kemi pasur sukses. “Sepse e kishim një LDK me Presidentin Rugova. Tash, edhe vetë jam kureshtar për ta parë sprovën e tij të re, për herë të parë, si kandidat për kryetar komune, në një votim të drejtpërdrejtë nga qytetarët. Përvoja nuk i mungon. Por, varet shumë nga ekipi me të cilin i përvishet garës dhe, me kë garon” tha Rrustemi.

Rrustemi i cili ka një bagazh të madh në jetën kulturore thotë se në politikë ka hyrë si pjesë e një vizioni, vizion që tashmë është arritur, anise në një shtet të brishtë dhe me demokraci edhe më të brishtë.
“Konsideroj se krejt çka kam përfituar prej angazhimit tim si pjesë e këtij vizioni, është kjo Kosovë që është. Dhe ky është dëmshpërblimi më i madh që kam gëzuar për të gjitha dëmtimet që m’i ka bërë politika. Politikës nuk kam arritur t’i përshtatem si duhet, asnjëherë…sepse, asnjëherë nuk e kam mbrojtur anën e të fortit. Dhe, për këtë janë dëshmitë. Një seri e tërë shkrimesh publicistike mes viteve 1990 – 2009 –të, të cilat ende s’ arrita t’i përmbledh e t’i ruaj brenda kopertinave të një apo dy librave” shprehet Rrustemi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.