Eko Higjiena

Malisheva nuk pajtohet me vlerësimet e Gani Nezirit

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Këshilli i Fshatit Malishevë reagon ndaj vlerësimeve të drejtorit për Kadastër dhe Gjeodezi Gani Nezirit të bëra në takimin e mbajtur, se Malishevasit janë pak të interesuar për rikonstruimin kadastral të pronave. Kjo është hera e dytë që publikisht drejtori i Kadastrit i bënë këto vlerësime, e të cilat për ne, janë të paqëndrueshme dhe të paarsyeshme sepse që nga fillimi qytetarët e fshatit Malishevë kanë qenë jashtëzakonisht të interesuar dhe e kanë mirëpritur realizimin e këtij projekti, njëherit edhe janë falënderuar për mundësinë që i është dhënë atyre për rregullimin dhe bartjen e pronave me procedure të lehtësuar dhe pa asnjë shpenzim.

Në një reagim të fshatit Malishevë thuhet se përkundrazi ne jemi tejet të pakënaqur me formën e realizimit të këtij projekti , por që deri më tani nuk i kemi shprehu publikisht. Që nga fillimi kompania e kontraktuar “Lorenci” nga Shqipëria, Drejtoria e Kadastrit e Gjeodezisë dhe Agjensioni Kadastral i Kosovës nuk kanë bashkëpunuar me përfaqësuesit e fshatit dhe nuk kanë komunikuar në formën e duhur. E që është edhe më e papranueshme se këto tri institucione nuk kanë bashkëpunuar dhe komunikuar as mes veti ashtu siç do të duhej, për realizimin sa më të mirë të këtij projekti.

Si rezultat i mosbashkëpunimit dhe moskomunikimit të duhur me përfaqësuesit e fshatit kanë dështuar disa here organizimet e takimeve me qytetarë, tek pas disa dështimeve e kanë gjetur rrugën e duhur për të komunikuar me qytetarët përmes përfaqësuesve të fshatit. Mirëpo, ndërkohë prapë ka vazhduar realizimi i projektit pa një bashkëpunim dhe një komunikim të duhur nga ana e kompanisë së kontraktuar thuhet në reagim.

Tutje thuhet se përveç kësaj, ne vazhdimisht i kemi paraqitur problemet dhe pakënaqësitë tona tek drejtori i Kadastrit dhe Gjeodezisë Gani Neziri, por që nuk ka pasur asnjë rezultat. Sepse edhe ai që nga fillimi ka qenë i pakënaqur me formën e punës të bërë nga ana e kompanisë, por edhe me Agjensionin Kadastral, ku ai ka shprehur ankesat ndaj tyre deri në atë nivel sa edhe e ka ofruar dorëheqjen e tij si anëtar i komisionit në nivel qendror.

“Dhe tani, ne aspak nuk e kuptojmë drejtorin Neziri, i cili çdo herë në bashkëbisedim me neve ka qenë kritikues ndaj kompanisë dhe Agjensionit Kadastral të Kosovës dhe falënderues dhe mirënjohës me ne si përfaqësues të fshatit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar në këtë projekt, ai çdo herë i ka pranuar vërejtje tona dhe problemet e paraqitura gjatë realizimi të këtij projekti, ndërsa tani është hera e dytë që ai kritikon qytetarët e fshatit Malishevë”.

Hidromorava

Në takimin e fundit të organizuar nga kompania “Lorenci” si “dëgjim publik” vërtet nuk ka pasur pjesëmarrje të qytetarëve, por Gani Neziri duhet të kishte pyetur pse nuk ka pjesëmarrje të qytetarëve? Ndërsa, ne ju informojmë se sipas koordinatorit të fshatit për këtë projekt Agron Tahiri, thirrja e tij për këtë takim është bërë 15 minuta para terminit të caktuar. Pra kjo tregon se sa serioze ka qenë organizimi i këtij takimi sqarohet në reagim.

Në reagim thuhet se qytetarët e Malishevës janë mase të interesuar që të përfundoj ky projekt, i cili nga vetë drejtori Gani Neziri para disa muajsh ishte shpallur i dështuar. Ne si përfaqësues të fshatit Malishevë jemi tejet të pakënaqur me këto sjellje të papërgjegjshme nga ana e kompanisë së kontraktuar por edhe me joseriozitetin e drejtorisë së Kadastrit dhe Gjeodezisë dhe të Agjensionit Kadastral të Kosovës, për tu marrur me problemet të cilat ne dhe pronarët e tokave i kemi paraqitur vazhdimisht me kohë.

“Fillimisht na është thënë se shumë lehtë dhe thjeshtë bëhet bartja e pronave, por tani shumëçka kërkohet ndryshe. Nuk mund të barten pronat nga pronarët serb edhe pse është thënë se mundet, nuk mund të barten pronat nga paraardhësit e familjes si babai apo gjyshi të cilët kanë vdekur dhe për të cilat është thënë se shumë thjesht mund regjistrohet prona në emër të trashëgimtarëve të familjes. Gjithashtu ne si Këshill i Fshatit kemi shfaqur një problem edhe një dukuri shumë të dëmshme e cila bëhej nga kompania e kontraktuar “Lorenci”, e cila deklaronte nëpër fshat por dhe pronarëve të cilët kanë uzurpuar prone publike, se do t’u njihej e drejta e pronës dhe mund të regjistrohet nëse për kaq vite e keni shfrytëzuar, kjo për ne ka qenë alarmante të cilën jemi munduar të parandalojmë” .

Në fund të reagimit thuhet se ne nuk duam të lëshohemi më tepër në detaje, por u ndiem të obliguar të reagojmë ndaj vlerësimeve të drejtorit Neziri, sepse ne kemi edhe shumë vërejtje dhe pakënaqësi të tjera dhe për të cilat kërkojmë zgjidhje, sepse nuk do të lejojmë përfundimin e këtij projekti shkel e shko të financuar nga Banka Botërore e të realizuar nga ana e kompanisë “Lorenci” sa për të marrur lekët, por ne do të kërkojmë përgjegjësi nga Agjensioni Kadastral i Kosovës dhe Drejtoria e Kadastrit të cilat janë mbikëqyrëse e realizmit të këtij projekti thuhet në njoftimin e Këshillit të fshatit Malishevë./rajonipress/

Mund të ju interesoj: