UBT

Paraburgim për shtatë ish-pjesëtarët e UÇK-së

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Burime të Expressit marrin vesh se prokurori i EULEX-it, Mauricio Salustro, ka kërkuar paraburgim për shtatë të dyshuarit për krime të luftës në rajonin e Drenicës. Ndërkaq, sipas burimeve të RTK-së, Salustro për ta ka kërkuar 30 ditë paraburgim.

Bëhet e ditur se Prokuroria e ngarkon ish-Komandantin e UÇK-së, Sylejman Selimi, me shtatë vepra penale, ndërsa ish-Komandantin e Zonës së Drenicës, Sami Lushtakun me tri vepra penale, që dyshohet se janë kryer në kohën e luftës.

Uji Dea

Burime tjera të Expressit kanë thënë se Sabit Geci dhe Sahit Jashari dyshohen se e kanë vrarë Komandantin e policisë në Drenas ne kohen e luftës.

Aktualisht në Gjykatën e Apelit janë: Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku, Hysni Thaçi, Sabit Geci dhe Avni Zabeli. /Telegrafi/