Hidromorava

VV: EULEX-i sulmon të gjithë përveç kreut të krimit

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Lëvizja VETËVENDOSJE! në vazhdimësi e ka kundërshtuar dhe kontestuar EULEX-in si një mision jodemokratik i cili nuk u jep llogari as popullsisë dhe as institucioneve vendëse mbi të cilët ka dhe ushtron fuqi ekzekutive të pakufizuara në kohë dhe gamë, ndërkohë që zyrtarët e EULEX-it kanë imunitet prej ligjit në Kosovë.

Kur kësaj ia shtojmë faktin që EULEX-i nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe pavarësinë e shtetit tonë, UÇK-në e luftën tonë çlirimtare, nuk kemi si të besojmë a shpresojmë që ai mund të ndajë drejtësi. Akuzat e burgosjet e fundit të ish pjesëtarëve të UÇK-së nuk janë të parat e as të fundit. Statusi, misioni, qëndrimi dhe qasja e EULEX-it ndaj vendit, popullit e historisë sonë edhe s’mund të prodhojnë diçka tjetër edhe detyrimisht e politizojnë gjyqësinë dhe drejtësinë.

Sundimin e ligjit EULEX-i e sheh nga pikëvështrimi i stabilitetit afatshkurtër politik dhe sigurisë së rendit ekzistues e jo nga ideja e motivi për drejtësi për qytetarët e për të drejtat e qytetarëve. Kjo edhe është arsyeja që premtimet e EULEX-it për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë janë përherë të kota. Jemi mësuar tashmë me këtë orientim të EULEX-it që mësyn gjithkë përveç kreut të korrupsionit e krimit (i cili gjithsesi është qeveritar) pikërisht që të mos prek vetë majat e krimit.

United Hospital

Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë. Qeveria e Kosovës nuk po e mbron këtë luftë as si histori e lavdishme, as si koncept politik e vizion kombëtar, dhe as pjesëtarët e saj. Përkundrazi, Kryeministri i Kosovës merret vesh me Kryeministrin e Serbisë për Autonominë e serbëve brenda Kosovës që do të dirigjohet nga Serbia me ç’rast kriminelët e strukturave paralele të Serbisë do të amnistohen e integrohen në kuadër të sistemit e institucioneve tona. Në këtë udhë pa krye, Kryeministrit të Kosovës s’ka se si të mos i pengojë UÇK-ja dhe gjithçka që ajo shënon e kujton.

Askush nuk bën të fshihet prapa emrit të UÇK-së për asnjë çështje, asnjëherë. Mirëpo, edhe shkeljet e krimet eventuale e individuale të pjesëtarëve të UÇK-së nuk mund t’i trajtojë EULEX-i i cili po e njeh luftën në Kosovë vetëm atëherë kur bëhet fjalë për krimet e luftës dhe vetëm atëherë kur këto u përshkruhen shqiptarëve e jo Serbisë dhe forcave të saj. Vetëm në vitet 1998 e 1999, Serbia vrau rreth 12.000 shqiptarë, dhunoi mijëra gra e vajza, dogji ose shkatërroi afër 120.000 shtëpi, etj. etj. Por, EULEX-i s’merret me këto ashtu qysh nuk merret as me krimet e strukturave të Serbisë përgjatë këtyre 14 viteve të pasluftës në veri të Ibrit dhe jo vetëm atje, njofton Lëvizja VETËVENDOSJE!/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.