Fundamenti

Në vend të Mustafë Bajramit, vjen Sylejman Osmani

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Mustafë Bajrami dhe Sylejman Osmani të premten janë përshëndetur në mënyrë vëllazërore duke e dorëzuar dhe pranuar detyrën pa probleme. Mustafë Bajrami tha se sot i është dhënë fund spekulimeve dhe unë në mënyrën më civilizuese e dorëzova detyrën. Edhe Sylejman Osmani për rajonipress tha se puna e Mustafë Bajramit është respektuar nga BIK dhe normalisht që e kemi falënderuar për gjithë atë angazhim që ka bërë.

Të premten edhe zyrtarisht është bërë pranim dorëzimi i detyrës nga Mustafë Bajrami dhe marrja e pozitës së re nga ana e Sylejman Osmanit. Ky ndryshim erdhi pas vendimit të Naim Tërnavës i cili e ka njoftuar BIK-un në Gjilan se në vend të Mustafë Bajramit është caktuar Sylejman Osmani, ndryshe një ligjërues dhe edukues i mirë dhe me përvojë në mësimin fetar.

Mustafë Bajrami tha se detyrën e ka dorëzuar në mënyrë shumë normale duke i dhënë fund spekulimeve nga më të ndryshmet.

ARKATANA

Bajrami tha se është munduar që për kohën sa ishte udhëheqës i BIK-ut këtë institucion fetar me ndikim në rajon ta fuqizojë dhe ta avancojë në të mirë të shoqërisë gjilanase.”Unë kisha elan, kisha vullnet dhe motiv që shumë profesionalisht ta qoja përpara punën e BIK-ut dhe këtë edhe e kemi arritur deri diku. Normalisht që kjo punë e imja dhe ekipit tim e ka penguar një grup të njerëzve me të cilët qëllimisht nuk kam dashur të bashkëpunojë sepse tendenca e tyre ishte humbja e imazhit dhe dëmtimi i BIK-ut para opinioni publik” tha Bajrami.

Ndërkaq Sylejman Osmani i kontaktuar nga rajonipress tha se me Mustafë Bajramin është ndarë normalisht dhe miqësisht.”Mustafë Bajrami e ka dorëzuar detyrën normalisht dhe si burrat. “BIKU është i vendosur të ecë tutje me një transparencë dhe me përkushtim. Në këtë drejtim unë e kam falënderuar Mustafë Bajramin për të gjithë punën dhe angazhimin e tij që ka bërë deri tani dhe sigurisht që do të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen për ta avancuar dhe ruajtur BIK-un” tha Osmani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.