Fundamenti

Buzhala: A do të bëjë LDK-ja koalicion me SHIK-un?

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Deputeti nga radhët e PDK-së, Berat Buzhala ka thënë se partia e tij asnjëherë s’e ka përjashtuar mundësinë që Kadri Veseli të jetë kryeministër, ndërkohë lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka përmendur mundësinë që partia e tij të bashkëqeverisë me PDK-në. Kjo është quajtur një paradoks nga Buzhala, i cili e ka përmendur faktin se LDK-ja në të kaluarën ka qenë shumë e ashpër duke kritikuar presionin që sipas tyre u bëhet nga elementet e SHIK-ut, që udhëhiqej nga Veseli.

Ndërsa, deputeti nga radhët e LDK-së, Arben Gashi ka vlerësuar se LDK-ja do të bëjë të pamundurën që ta jetë mos vijë puna për të lidhur një marrëveshje me PDK-në.

Gashi ka thënë se partia e tij do të ishte e gatshme që të bënte marrëveshje edhe me partitë e tjera, përfshirë këtu edhe Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ne e shikojmë konceptin programor e nuk ka interesojmë çështjet tjera. Nuk është rëndësishme nëse në Vetëvendosje i mbajnë në zyra fotografitë e Marksit ose Leninin”, ka thënë Gashi, në një debat të zhvilluar në emisionin Rubikon të KTV-së.

Në anën tjetër, Buzhala ka thënë se vetëm PDK-ja edhe Vetëvendosja kanë qëndrime të qarta për zhvillimet politike, ndërsa partitë e tjera kanë qëndrime në mëdyshje. Për këtë ai e ka pyetur drejtpërdrejt Arben Gashin, nëse janë për ose kundër marrëveshjes së fundit në Bruksel.

Përgjigjja e Gashit ka qenë se ata e kanë të qartë qëndrimin e tyre se në rastin e bisedimeve çështja i tejkalon interesat e ngushta partiake, prandaj e kanë mbështetur procesin, por kanë bërë presion për të mos bërë lëshime.

Gashi ka thënë se koncepti i LDK-së është për të ofruar alternativa qeverisëse e jo për të bërë “matrapazllëqe në Kuvend”. Si shembull për këtë e ka marrë Komunën e Prishtinës. Ai ka thënë se Prishtina është promotor i zhvillimit ekonomik të Kosovës në fushën e bizneseve të ndërtimeve, edhe pse është në krizë për shkak se nuk ka politika të mira të Qeverisë së Kosovës.

FIDANISHTJA

Por, deputeti Buzhala ka thënë se modeli i Prishtinës është model i keq i qeverisjes. “Për aq kohë sa i është dhënë LDK-së për të qeverisur në komuna, ka qeverisur po aq keq sa kanë bërë një pjesë e njerëzve që bëjnë pjesë në qeverisjen qendrore”, ka theksuar Buzhala.

Analisti politik Imer Mushkolaj ka thënë se as LDK e as PDK nuk e kanë “kqyrë me kënd bëjnë koalicion”.

Sipas tij, kjo është parë në kohën kur ka pasur koalicion ndërmjet këtyre dy partive. Mushkolaj e ka kritikuar ashpër mënyrën se si i bën aktivitetet opozitare partia që e udhëheq Isa Mustafa.

“Qysh të fitojë LDK-ja, e cila asnjëherë se ka marrë rolin e liderit opozitar, të cilin vazhdimisht e ka luajtur Lëvizja Vetëvendosje. Nuk fitohen zgjedhjet t’u lexu një deklaratë në konferencë për gazetarë”, ka thënë Mushkolaj.

Gazetarja Arbana Xharra ka deklaruar se LDK-ja është duke bërë opozitë shumë të butë.

“Përfaqësuesit e LDK-së nuk kanë nxjerrë asnjëherë në shesh keqpërdorime që i bëjnë qeveritarët . Duhet nxjerrë dokumente, sikur e ka bërë PDK-ja kur ka qenë në opozitë”, ka thënë Xharra. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.