Mobi Casa

Libri i ri nga studiuesi Roland Zisi – Miti i Narcisit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shtatë prozat poetike të botuara nën titullin “Pasqyrat e Narcizit” të E. Koliqit, tregimi i mrekullueshëm “Konkurs bukurie për burrat në Bjeshkët e Namuna” të Ismail Kadaresë, pastaj karakteri i çuditshëm të Djaloshit të Pashëm të novelës “Ata të dy e të tjerë” të Koço Kostës dhe cikli poetik i Agron Tufës nën titullin “Kënga e Narcisit” i kanë mjaftuar studiuesit Roland Zisi, dekani i fakultetit të shkencave të edukimit të Universitetit “E. Çabej” i Gjirokastrës, për të zbuluar prezencën e mitit të Narcizit edhe në letërsinë shqipe.

Libri promovohet pasdite në Gjirokastër në prani të një numri të madh albanologësh, të cilët janë të ftuar për Konferencën Shkencore Ndërkombëtare Albanologjike “Një rilindje para Rilindjes”, organizuar nga Departamenti i Letërsisë i Universitetit të Gjirokastrës “E. Çabej” në bashkëpunim me Universitetin e Palermos dhe Universitetin e Kalabrisë (Itali), si edhe Qendrën e Studimeve Albanologjike dhe Institutin Italian të Kulturës në Tiranë.

United Hospital

Miti i Narcisit ka “shëtitur” në krejt kulturat dhe literaturat europiane e më gjerë. Ai ka frymëzuar dhjetëra shkrimtarë, kompozitorë, dramaturgë, koreografë e piktorë, nga e gjithë bota, në realizimin e veprave artistike të pavdekshme. Në këtë kontekst, libri i prof. Roland Zisi “Miti i Narcisit në letërsinë shqipe” përmes një studimi monografik na sjell jehonën, refleksin dhe ndikimin e mitit të Narcisit në letërsinë shqipe, funksionin estetik të këtij miti në veprat e autorëve shqiptarë si dhe analizimin e diferencave letrare mes autorëve, të cilat janë rezultat i sensibiliteteve dhe qasjeve individuale ndaj tij.
Skeda e librit:

Titulli: Miti i Narcisit në letërsinë shqipe
Autori: Roland Zisi
Gjinia: Studim monografik
Recensues: Ali Xhiku, Luçiano Boçi
Redaktor shkencor: Tomor Plangarica

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.