Eko Higjiena

Matoshi: AKR në Kamenicë, faktor i rëndësishëm politik

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – AKR e Kamenicës i kërkon Presidentit dhe strukturave të larta të partisë që sa më parë të fillojnë ristrukturimin e partisë dhe të dalin me analizën për rezultatin e dobët në zgjedhjet e 8 qershorit 2014. Përgjegjësia për këtë rezultat është konstatuar se është pikërisht e strukturës udhëheqëse të partisë. Dega e AKR në Kamenicë është e gatshme për zgjedhjet eventuale në Kosovë si pasojë e dështimit të partive politike shqiptare për të konstituuar Kuvendin e ri dhe për të zgjedhur Qeverinë e re të Republikës së Kosovës thuhet në njoftimin e degës së AKR-së me seli në Kamenicë.

Dega e AKR-së në Kamenicë në një takim të kryesisë së saj, të udhëhequr nga kryetari i degës Fatmir Matoshi i ka dhënë mbështetje koalicionit qeverisës në nivel lokal dhe ka vlerësuar përkushtimin e strukturave komunale e në veçanti të përfaqësuesve të AKR-së në pushtetin lokal.

AKR vlerëson se përkundër situatës politike dhe mosfunksionimit të Parlamentit e Qeverisë së re të Kosovës, komuna ka filluar të realizoj projekte të ndryshme në të mirë të qytetarëve të Kamenicës, raporton rajonipress.

FIDANISHTJA

Në shumë lokalitete të Kamenicës ka filluar asfaltimi i rrugëve lokale ndërsa është shtuar efikasiteti dhe përgjegjësia në punë e administratës komunale.

Dega e AKR-së ka vazhduar së ushtruari funksionet e saj dhe në vazhdimësi ka qenë në kontakt dhe takime me qytetarët e Kamenicës dhe me votuesit e saj.

AKR e Kamenicës i kërkon Presidentit dhe strukturave të larta të partisë që sa më parë të fillojnë ristrukturimin e partisë dhe të dalin me analizën për rezultatin e dobët në zgjedhjet e 8 qershorit 2014. “Përgjegjësia për këtë rezultat është konstatuar se është pikërisht e strukturës udhëheqëse të partisë. Dega e AKR në Kamenicë është e gatshme për zgjedhjet eventuale në Kosovë si pasojë e dështimit të partive politike shqiptare për të konstituuar Kuvendin e ri dhe për të zgjedhur Qeverinë e re të Republikës së Kosovës” thuhet në njoftimin e degës së AKR-së me seli në Kamenicë./rajonipress/

Mund të ju interesoj: