Eko Higjiena

“Patriotët” dhe plazmat e Serbisë

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Arbana Xharra – Viteve të fundit edhe pse janë shtuar prodhimet gjermane në tregun izraelit, shumica e hebrenjve refuzojnë të blejnë prodhimet e tyre. Pas aq shumë dekadash?

Ka të bëjë kjo me ksenofobinë, racizmin? “Jo, jo shkruan Dr. Michael Federman, presidenti i Dhomës izraelito-gjermane për Industri dhe Tregti dhe shpjegon: “Nuk ka aspak kjo të bëjë me aversionin e gjeneratave të reja ndaj gjermanëve të sotëm. Pas LDB-së një gjë e tillë ishte krejt normale. Nuk ia ndihmon ekonominë një vendi që të ka shkatërruar deri në aortë”. Ndërkohë, sipas tij, shumica e izraelitëve të sotëm e kanë bërë kulturë, parim që mos blejnë prodhime gjermane, sepse thonë, e para: “Jemi në treg të lirë, secili ka të drejtë të blejë çfarë dëshiron e prej kujt jo”, shpjegon Federman qasjen hebre ndaj prodhimeve gjermane edhe pas kaq shumë dekadash.

Po të tërhiqet një paralele në Kosovë që nga mbarimi i luftës së vitit 1999, në diskursin publik, debati mbi patriotizmin e nacionalizimin, të jep një përshtypje sikur është krijuar averision në raport me gjithçka që është serbe. Patriotë të vetëshpallur, që marrin guximin të linçojnë publikisht “spiunët” dhe “jugo-nostalgjikët” …Të tjerë që peshojnë se, kush është më atdhetarë së tjetri. Të tjerë që flasin për Shqipëri etnike e që fshehurazi ende mbajnë në sirtarë CD-të e këngëtares serbe, Ceca Razhnjatoviq. Patriotët e rrejshëm që bëjnë sikur të entuziazmuar “mbrojnë” flamurin kombëtar, por që për ta “s’ka me prodhime të Serbisë”.

FIDANISHTJA

E për patriotizmin false të shqiptarëve, flasin si askush më mirë, raportet ekonomike të këmbimeve tregtare me Serbinë. Hiç më pak se 3 miliardë euro i kanë shkuar Serbisë para kesh nga Kosova, që nga viti 2002. Një hulumtim disaditor i gazetës “Zëri” ka nxjerrë në detaje shumat marramendëse, emra dhe mbiemra të importuesve, kompanive të mëdha e të vogla, përmes të cilëve Serbia ka marrë në dorë tregun në sektorët kyç të Kosovës. Numëruar nga produktet bazë: bukën që kosovarët e hanë gatuhet me miellin e Serbisë dhe shumica e produkteve të tjera esenciale që nga ky shtet “ushqen” Kosovën. Dhe nuk janë të paktë ata “patriotë” që nga mbarimi i luftës bënë turr për në Serbi që të marrë ekskluzivitetin e shtrirjes së bizneseve serbe në Kosovë.

Disa prej të cilëve në 1999 nisën biznesin me ndihmën e oligarkut të madh transballkanik, Mirosllav Mishkoviq, i cili që nga koha e sundimit të Slobodan Millosheviqit gëzonte privilegje shtetërore për të zgjeruar perandorinë e tij ekonomike në Ballkan. Kështu një numër biznesmenësh shqiptarë, duke shfrytëzuar miqësinë e paraluftës, lehtësisht vazhduan kontaktet për të bërë biznes legal dhe ilegal edhe pasluftës.

Për një dekade e gjysmë, shteti i Kosovës ka arritur të jetë i varur ekonomikisht nga Serbia, në industrinë e ushqimit, energjisë, karburanteve, barnave, materialeve ndërtimore… Realitet për të cilin politika nuk deklarohet, sepse janë pikërisht financuesit e partive politike në vend importuesit më të mëdhenj të mallrave serbe. Refuzimi për të bojkotuar prodhimet serbe ka qenë qëndrim shtetëror i Kosovës për 15 vjet me radhë, pa harruar edhe vullnetin e konsumatorit për t’i blerë ato. Në shumë rrethana politike, Prishtina ka mundur të kushtëzojë Beogradin me embargo, në fund të fundit bëhet fjalë për miliarda euro që i shkojnë Serbisë nga xhepat e kosovarëve që do t’i jepnin një shkelm të rëndë Serbisë. Por, kjo zor të ndodhë derisa të kemi patriotët që çirren se mbrojnë kombin e shqiptarinë, por ju shkon lëng prej gojës për plazmat e Serbisë!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.