UBT

Nora Istrefi shtatzënë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi është shtatzënë, me ç’rast automatikisht cënohet vazhdimi i saj në spektaklin e vallëzimit “Dance With Me”.

Burimet e Telegrafit bëjnë të ditur se këngëtarja e njohur është shtatzënë në muajt e parë me bashkëshortin e saj, Robertin.

Kështu automatikisht vihet në pikëpyetje vazhdimi i performancës së Norës në “Dance With Me”, spektaklin që transmetohet në Klan dhe producente e të cilit është Vera Grabocka.

Tashmë Vera Grabocka e ka marrë lajmin për shtatzëninë e Norës dhe e ka gati planin se si të largohet Nora nga spektali, në mënyrë spektakolare.

Uji Dea

Është pikërisht “Dance With Me” që po e mban Norën larg prej konfirmimit të lajmit, por se familja dhe rrethi shumë i ngushtë e di këtë, e po ashtu edhe miqtë e afërt të këngëtares.

Nora Istrefi pritet të largohet nga “Dance With Me” sepse ajo nuk do të mund të jetë pjesë aktive e provave dhe e spektaklit shkaku i shtatzënisë dhe rrezikut për të dëmtuar foshnjën që do ta lindë së shpejti.

Nora Istrefi dhe Robert Berisha kështu pritet të bëhen prindër, pak kohë pasi ata u martuan në një ceremoni me shumë personalitete të njohura e që u përfol shumë në media.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.