Mobi Casa

GAP: Komunikimi i mangët po krijon barriera në eksportin Kosovë-Shqipëri

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Pengimi për eksportin e miellit të Kosovës për në Shqipëri dhe keqkuptimi ndërmjet këtyre dy shteteve, vijnë si pasojë e mungesës së komunikim të duhur në mes të Qeverive të këtyre dy shteteve, kështu vlerëson instituti GAP.

GAP rekomandon zbatim sa më të shpejtë të krijimin e grupeve të përbashkëta punuese në fushat e sigurisë dhe cilësisë së ushqimit të cilët do të punonin në harmonizimin e legjislacionit.

Në një komunikatë të dërguar nga GAP, më tutje thuhet se edhe pse në fillim të këtij viti, Qeveria e Kosovës dhe Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë nënshkruan Marrëveshje Kornizë me qëllim nxitjen e bashkëpunimit dhe lehtësimin e tregtisë, një gjë e tillë nuk është respektuar.

“Më 11 Janar 2014, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë nënshkruan Marrëveshje Kornizë me qëllim nxitjen e bashkëpunimit dhe lehtësimin e tregtisë. Megjithëse sipas Nenit 2, pika A e marrëveshjes për tregti Kosovë-Shqipëri, qartazi theksohet se palët duhet të bashkëpunojnë për “harmonizimin gradual të legjislacionit dhe standardeve në fushën e sigurisë se produkteve ushqimore dhe jo-ushqimore, shëndetit të bimëve dhe kafshëve me interes të ndërsjellë”, një gjë e tillë nuk ishte bërë nga ana e dy shteteve. Megjithëse eksportet e miellit ishin liruar, bllokada tregoi se Shqipëria dhe Kosova nuk kishin harmonizuar legjislacionin në fushën e produkteve ushqimore, dhe kjo përbënte shkelje të Nenit 2, pika A e marrëveshjes tregtare të nënshkruar në mes të dy shteteve”, thuhet në analizë të publikuar nga GAP.

Më tutje, në këtë analizë janë të përmendura në mënyrë kronologjike detajet që nga hera e parë e bllokimit të miellit, e cila ka ndodhur 2 vite më parë, e deri më tani.

Fundamenti

Me rastin e bllokimit të miellit, sipas GAP, pala shqiptare kishte shkelur edhe pjesën e marrëveshjes sa i përket informimit dhe lajmërimit të palës tjetër. Sipas Nenit 2, pika E, e marrëveshjes, palët duhet të bashkëpunojnë në “krijimin e mekanizmave të informimit dhe lajmërimit reciprok në rastet e produkteve që nuk plotësojnë kërkesat e sigurisë dhe të legjislacionit të pronësisë intelektuale”. Ndërsa, Pala kosovare kishte pranuar lajmin për bllokadën e eksportit të miellit vetëm pas ngritjes së shqetësimit nga ana e bizneseve kosovare dhe jo nga institucionet zyrtare të shtetit shqiptar.

“Brenda dy vitesh, Shqipëria ka bllokuar dy herë importin e miellit nga Kosova. Përderisa herën e parë arsyeja kishte qenë mungesa e analizave të aflotoksinës, herën e dytë kjo u bë me arsyetimin se mielli nga Kosova kishte nivelin e proteinës nën masën e kërkuar. Harmonizimi i legjislacionit në fushën e cilësisë dhe sigurisë së produkteve ushqimore, siç është dëshmuar me rastin e miellit, është esenciale për realizimin e shkëmbimeve tregtare në mes të të dyja vendeve. Aplikimi i standardeve të njëjta merr një rëndësi edhe me të madhe kur kemi parasysh se produktet bimore dhe ushqimore zënë një peshë të rëndësishme në tregtinë në mes të të dyja vendeve. Për këtë qëllim, Instituti GAP rekomandon zbatim sa më të shpejtë të pikës së marrëveshjes e cila kërkon krijimin e grupeve të përbashkëta punuese në fushat e sigurisë dhe cilësisë së ushqimit të cilët do të punonin në harmonizimin e legjislacionit”, shkruan në analizë e GAP-it.

Sipas burimeve zyrtare thuhet më poshtë, para disa muajve, bllokada e miellit kishte ndodhur vetëm si pasojë e metodave të ndryshme laboratorike për testimin e mostrave të miellit, e cila pastaj kishte shkaktuar keqkuptime tek interpretimi i rezultateve tek autoritetet doganore shqiptare. Kosova ka një ligj me anë të të cilit rregullohet çështja e sigurisë dhe cilësisë së miellit, mirëpo ky ligj nuk e specifikon sasinë minimale të proteinave në miell. Po ashtu, në Kosovë nuk ekziston një udhëzim administrativ i cili e specifikon metodën e analizimit të treguesve të miellit, ashtu siç ekziston një i tillë në Shqipëri.

Ndryshe, dje në një konferencë të organizuar nga përfaqësuesit e bizneseve, Oda Ekonomike e Kosovës, oda amerikane e Kosovës si dhe shoqata e Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, ku prezent ishte edhe ministri I bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural, Blerand Stavileci, u dha lajmi se mielli kosovar ka filluar të bllokohet përsëri në doganën e Shqipërisë.