Mobi Casa

Peticioni kundër shtrenjtimit të rrymës shkon “në vesh të shurdhër”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëri i më shumë se 30 mijë qytetarëve, të cilët kundërshtuan rritjen e çmimit të energjisë elektrike, mbetet i padëgjuar.

Jo që është ndonjë gjë e pazakonshme në Kosovë, por me fillimin e rënies së temperaturave, konsumatorët do të ballafaqohen me faturat e larta, duke e ndier kështu edhe më shumë efektin e rritjes së çmimit.

Organizatat e Shoqërisë Civile që organizuan peticionin thonë se mbesin në pritje të konstituimit të Kuvendit për t’ia dërguar nënshkrimet. Gjithashtu, Puka bën të ditur se OJQ-të me profile juridike janë duke përgatitur bazën ligjore që rritja të kundërshtohet edhe në Gjykatat respektive e deri në Gjykatën Kushtetuese, raporton KTV.

FIDANISHTJA

Por, vonesat në konstituimin e institucioneve, mes tjerash edhe faturat me çmime të larta, do të rrisin edhe më shumë frustrimin te qytetarët, transmeton Koha.net. Yll Rugova, që ishte pjesë e iniciativës për peticion, thotë se ideja e protestave ishte diskutuar para se të fillonte mbledhja e nënshkrimeve.

E deri në dhjetor, eventualisht janar të vitit të ardhshëm, Rugova thotë se edhe nëse nuk thirren nga shoqëria civile, protestat mund të fillojnë sërish me nismë të qytetarëve.
© KOHA.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.