ARKATANA

Revoltohet Zajmina: Kush shpif për mua, do të përfundojë në Gjykatë!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Këngëtarja Zajmina Vasjari, të cilën së fundi po e shohim në garën e “Dance with Me” përkrah aktorit Laert Vasili, po përgatitet të nisë procedurat ligjore, duke paditur në Gjykatë ata që shpifin ndaj saj.

Shkak është bërë një shkrim në rrjetet sociale me titull “Zajmina Vasjari… a rrihet kështu në shtëpi?”, të publikuar së fundmi për këngëtaren bukuroshe në një nga portalet e njohura, e mesa duket e ka mërzitur jo pak atë. Një foto e shkrepur në “VIP Room” pas koncertit me një fans, ka përfunduar në faqen e web-it, me një koment që nuk ka lidhje me situatën.

Eco Higjiena

“Këngëtarja Zajmina Vasjari, pas një periudhe të gjatë shkëputjeje nga publiku është kthyer dhe nuk ka ndërmend që të ndalet. Ka kuptuar se përmes të zhveshurit mund të jetë në gjendje të gjejë hapësirën e opinionit publik dhe bën pikërisht këtë, qoftë në ambiente të mbyllura si rasti në fjalë, apo buzë detit e pishinave”, është komenti që ka shoqëruar foton që po bën xhiron në mediat sociale. E revoltuar mbi këtë artikull, Zaimina tregon për “Panorama” se: “Veshja në foto, është veshja skenike me të cilën kam performuar në club-in ku isha e ftuar. Kam qenë në koncert bashkë me kolegun Sinan Hoxha. Komenti i fotos nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën.

Personin në foto nuk e njoh, është thjesht një fans që ka shprehur dëshirën të bëjë një foto me mua pas performancës dhe fotoja është shkrepur në VIP Room, pra nuk është shtëpia ime”, shprehet Vasjari, e cila edhe në këtë koncert, është shoqëruar nga e motra, Beliola, që bën njëherësh menaxhimin e karrierës së saj. Lidhur me këtë situatë, Zajmina tregon për “Panorama” se ka ardhur momenti që ndaj shpifjeve të tilla të ndjekë rrugën ligjore duke i paditur ata në gjyq për shpifje”.