Fundamenti

Flamuri i shqiptarëve, ndër më atraktivët në botë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në shumë faqe interneti, flamuri i shqiptarëve konsiderohet si ndër flamujt më të mirë kombëtar në botë.

Në shumë rangime, flamuri jonë pozicionohet në një ndër dhjetë flamujt me dizajnin më të mirë, më atraktiv dhe më “cool”.

“Guximi, besimi, tradicionalja dhe krenaria janë emocionet që evokohen kur shikoni këtë flamur që është i thjeshtë në mënyrë magjepsëse. Në fund të fundit, ky është flamur beteje, dhe duke qenë një shtet ballkanik, kjo e ka ndjekur në shumë luftëra”, thuhet në blogun rachelbrandon, transmeton Telegrafi.

Mobi Casa

Në faqen kkdesign, thuhet: “Sfondi i kuq dhe shqiponja dykrerëshe e zezë. Shumë simetrike dhe me pasqyrim të fortë. Dizajn i pastër dhe i fuqishëm. Kjo shqiponjë thotë: mos u kap me këtë shtet! Do të të hamë! Do të të hamë dy herë! Ne i kemi dy koka! Mos prek! Shqiponja është përdorur për qëllime heraldike në Mesjetë nga shumë familje fisnike në Shqipëri dhe u bë simbol i shqiptarët”.

Ndërkaq, në faqen listosaur, theksohet se “shqiponja e zezë krijon kontrast kumbues me sfondin e kuq, duke krijuar një imazh të fuqishëm dhe tërheqës për sy”.

Në faqen ranker, flamuri është më i pëlqyeri pas atij britanik. Rangimi bazohet në vota, kështu që edhe ju mund të kontribuoni me votën tuaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.