ARKATANA

Yjet urojnë: Gëzuar festën e Kurban Bajramit!

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Këngëtarët e estradës muzikore shqipe kanë dërguar mesazhe urimi për të gjithë besimtarët e fesë myslimane, duke ju uruar atyre festën e Kurban Bajrami, me dëshirën që fati dhe shëndeti t’i përcjellin gjithmonë. Por, nuk janë vetëm këngëtarët ata që uruan, kjo pasi ata kanë marrë shumë urime nga familjarët dhe fansat e shumtë që i kanë kudo.

Festa e Kurban Bajramit i ka gëzuar të gjithë besimtarët myslimanë, ndër ta edhe këngëtarët të cilët kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për t’i uruar simpatizuesit e tyre për këtë festë. Beatrix Ramosaj, Zanfina Ismajli, Blero Muharremi, Genc Prelvukaj e Dardan Jashari, janë vetëm disa nga fytyrat tona publike që kanë uruar këtë festë. Përveç tyre, edhe këngëtarja Genta Ismajli ka zgjedhur fjalët më të mira që t’i urojë fansat e saj.

Hidromorava

“Urimet më të përzemërta me rastin e festes së Kurban Bajramit. Shëndeti, paqja dhe mirësia qoftë me ju dhe familjen tuaj. Me respekt, Genta” ka shkruar ajo në ‘Twitter. Një urim me fjalë mbresëlënëse ka bërë edhe bukuroshja Besa Kokëdhima.

“Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë! Fat, lumturi e begati në familjet tuaja!” ishte urimi i saj. Ashtu sikur kolegët e saj, edhe këngëtarja Leonora Jakupi ka shfrytëzuar rrjetet sociale që t’i urojë fansat e saj për festën e Kurban Bajramit. ”Urime festa e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë..Paqja, dashuria, harmonia dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ju dhe familjet tuaja!”, ishin fjalët e bukuroshes Jakupi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.