Hidromorava

Haziri priti në takim lamtumirës komandantin turk Ozgur Yildirim

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i shoqëruar nga shefi i Kabinetit Arbër Ismaji, kanë pritur sot në takim lamtumirës toger Ozgur Yildirim, – komandant i Ekipit Monitorues i Mbikëqyrjes ( LMT ) në KFOR-in turk për Rajonin e Gjilanit.

Lutfi Haziri ka falënderuar z. Yndirimi për kontributin e dhënë në të mirë të sigurisë së qytetarëve në Komunë e Gjilanit.

ARKATANA

Haziri theksoi se edhe në të ardhmen me Komandantin e ri z. Mustafa Ergul, do të vazhdoj ky bashkëpunim, duke i uruar mirëseardhje në Gjilan.

Nga ana e tij, komandant i Ekipit Monitorues i Mbikëqyrjes ( LMT ) në KFOR-in turk për Rajonin e Gjilanit, Ozgur Yildirim, ka thënë se është ndarë i kënaqur me mikpritjen që i është bërë në Gjilan, ndërsa ka falënderuar edhe Komunën që ka qenë gjithmonë e gatshme për të kooperuar me ta./rajonipress/

Mund të ju interesoj: