UBT

Fjolla Morina provokon përsëri Tunën

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Duket se ky ka qenë misioni i saj i muajve të fundit: të ndalojë euforinë e Tunës. Fjolla Morina është parë disa herë të replikoj në distancë me Tunën në rrjetet sociale.

Madje i ka sulmuar “zogun”, me të cilin Tuna theu rekorde.

ARKATANA

E tani me këngën e saj “Queen”, të cilën e ka menaxhuar vetë, thotë se ka arritur qëllimin.

Pyetjes së “Panorama Plus” nëse kjo këngë ishte kritikë ndaj kolegeve apo sulm direkt ndaj Tunës, ajo i përgjigjet: “Këtu dua të sqaroj një gjë; ka qenë kritikë ndaj kolegeve të mia që kanë mbyllur gojë, që “zogu” u ka thënë se nuk ka konkurrentë. Ky është “diss” (angl. fyerje, përbuzje) ndaj zogut dhe kritikë ndaj këngëtarëve”, tha ajo.