Uji Dea

Edhe afro 3 mijë studentë të rinj në UP

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Afro tre mijë studentë të rinj do të pranohen në Universitetin e Prishtinës, në afatin e shtatorit, nëpër fakultetet ku ka vende të lira, ka thënë të hënën për “Kohën Ditore” rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu. Konkursi pritet të shpallet gjatë kësaj jave.

Në dy fakultetet ku do të regjistrohet numri më i madh i studentëve janë Ekonomiku dhe Filozofiku, kanë konfirmuar për gazetën dekanët e këtyre dy fakulteteve.

Mobi Casa

Pikërisht këto dy njësi akademike janë në mesin e atyre ku edhe gjatë afatit të qershorit kanë pasur më së shumti konkurrencë, bashkë me Fakultetin e Mjekësisë, atë të Edukimit dhe Juridikun.