Në Viti zbulohet murali në 3D
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani kanë marrë sot pjesë në ceremoninë e zbulimit dhe përurimit të muralit në 3D, në murin e Shtëpisë së Kulturës në Viti.
Ky mural është realizuar nga Shoqata e Artistëve Figurativ të Vitisë dhe nën mbështetje të vazhdueshme të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport. /rajonipress/


