KKVITI

Të gjithë jemi komandantë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ne, jem popull shumë pedantë, Të gjithë jemi komandantë! Komandantë pa asnjë ushtarë, Të gjithë jemi çlirimtarë !

Ne, jem t’ njohur për trimëri –
Për t’ luftuar shkojmë n’ Siri !…
Por , s’ mund t’ dalim përtej Ibri ,
Se atje s’ na e mbanë kalibri !…

Ne, jem popull pehlivanë ,
Të gjithë jem politikanë !
T’ rinj e t’ vjetër , gra e çika –
Jem ekspert për politika !

Ne, jem popull pa hilet ,
Hiq pa shkollë, as fakultet –
Për gjithçka jemi ekspert ,
Për çdo kënd që ka ndo ‘i dert !…
Kur t’ na kapin sëmundjet e shkreta –
Të gjithë dimë me dhanë receta !
Kur t’ na kapë ndo ‘ i sëmundje e pistë –
Të gjithë bëhemi specialistë !

Uji Dea

Sa herë t’ vjen koha për “Zgjedhje” –
T’ gjithë ekspert jemi për vjedhje !
Brenda ditës i vjedhim votat –
Brenda natës i cakërrojmë gotat !

Kur t’ vjen dita për pushtet –
Në Kuvend bëhet tërmet !
Fjala – fjalën nuk na e pret –
Duam secili t’ bëhemi Mbret !

Gjilan, më 19.09.2014. Demir Krasniqi