Eko Higjiena

Haliti: Do t`i kryejmë obligimet tona

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Sokol Haliti ka falënderuar OSBE-në për mbështetjen e saj të vazhdueshme duke potencuar se komuna nën udhëheqjen e tij është e përkushtuar që t`i kryej obligimet e veta.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Drejtori Regjional të OSBE-së për Gjilan, Ulrich Biffar dhe ekipin e zyrës komunale të OSBE-së së Vitisë.

Gjatë këtij takimi Biffar e ka njoftuar kryetarin Haliti rreth ndryshimit të bërë në stafin e ekipit komunal të OSBE-së së Vitisë.

FIDANISHTJA

Gjithashtu është folur edhe për bashkëpunimin në mes të OSBE-së dhe Komunës së Vitisë. Me këtë rast kreu i komunës Sokol Haliti ka falënderuar OSBE-në për mbështetjen e saj të vazhdueshme duke potencuar se komuna nën udhëheqjen e tij është e përkushtuar që t`i kryej obligimet e veta.

Ai mandej e ka njoftuar atë rreth zhvillimeve të gjithëmbarshme në këtë komunë. /rajonipress/

Mund të ju interesoj: