United Hospital

UBT marrëveshje bashkëpunimi me GIZ-in gjerman

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Prishtinë – Me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, në ambientet e UBT, është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit në mes të UBT-së, Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe me Shoqatën e Gjeodetëve të Kosovës.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, në mes të këtyre tria institucioneve, presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi, së bashku me delegacionin e GIZ-it të prirë nga Gunther Fehlinger dhe Shkumbin Asllani, dhe Murat Hoxha, kryetar i Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës, u tha se, me këtë momerandum ne shprehim gatishmërinë për bashkëpunim dhe njohje të ndërsjellët, duke synuar implementimin e standardeve Evropiane në fushën e gjeodezisë, ngritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të njohurive profesionale të gjeodetëve dhe duke synuar ndërlidhjen e mësimit akademik më punë praktike të gjeodetëve dhe anasjelltas.

Ndërkaq presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi tha se bashkëpunimi do të realizohet nëpërmjet organizmit të përbashkët të aktiviteteve në fusha të ndryshme nëpërmjet simpoziumeve, konferencave, debateve rreth standardëve dhe praktikave më të mira evropiane në fushën e gjeodezisë, projekte të përbashkëta, nëpërmjet të cilave mësimdhënësit, studentët dhe stafit menaxhues të kenë mundësi të përfshihen në projekte të përbashkëta që do të ndërmerren nga GIZ dhe Shoqata e Gjeodetëve të Kosovës.

Uji Dea

Po ashtu, ofrimi i shërbimeve profesionale, edukimit dhe trajnimit për gjeodetët anëtarë të Shoqatës duke i shfrytëzuar resurset humane dhe teknologjitë që i posedon UBT.

Të pranishmit biseduan edhe për objektivat zhvillimore dhe aktivitetet vepruese që tria institucionet do t’i kenë në periudhën vijuese konform marrëveshjes së nënshkruar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.