Uji Dea

Gjilanasit ndahen të kënaqur me projektin e aplikimit online për certifikata

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qytetarët e Gjilanit janë ndarë shumë të kënaqur me projektin e Komunës së Gjilanit Home-Komuna për aplikimin online të dokumenteve, i nisur së implementuari që nga data 2 maj 2014.

Drejtori i Administratës së Përgjithshme, Nazim Gagica, ka vizituar sot familjen e Abdylhakim Shaqirit në fshatin Përlepnicë, familjarët e të cilët kanë aplikuar për dhe është pajisur me 16 dokumente si dhe Besnik Rexhepaj, familja e të cilit është pajisur me 8 dokumente online.

UBT

Shaqiri dhe Rexhepaj janë shprehur shumë të kënaqur me shërbimet online të Komunës, duke thënë se nuk shpenzojnë kohë, dhe me çmim të njëjtë në zyrat e Administratës.
“Sot në suazën e kontrollit qe i kemi bërë projektit Home- Komuna të aplikimit online, u njoftuam për së afërmi me disa qytetarë për mbarëvajtjen, kënaqshmërinë dhe për ndonjë defekt eventual për ta përmirësuar. Qytetarët janë ndarë shumë të kënaqur me këtë shërbim që ka ofruar Komuna, të cilin e konsiderojnë si projekt avancues, nuk shpenzojnë kohë, ndërsa shpenzimet janë më të vogla dhe me çmim të njëjtë”, ka thënë drejtori Gagica.

Ai tha me këtë rast se Drejtoria e Administratës së Përgjithshme gjithmonë do të jetë në shërbim të qytetarëve duke u ofruar shërbime moderne, të shpejta dhe cilësore.
Qytetarët e Gjilanit mund të aplikojnë online, ndërsa certifikatat u dërgohen përmes postierit në shtëpitë e tyre me çmim të njëjtë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.