ARKATANA

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Dogana e Kosovës, takim me bizneset

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Ismail Januzi, është takuar sot me drejtorin e Doganës së Kosovës për Regjionin e Gjilanit, Bedri Abdyli, ku kanë konfirmuar takimin me komunitetin e biznesit në Gjilan, për t’i promovuar lehtësirat doganore në mënyrë që të krijohen njohuri të sakta që do të ndihmojnë në funksionin e drejtpërdrejtë të doganës me bizneset dhe anasjelltas.

Me këtë rast drejtori Januzi ka thënë se me përgjegjësit e doganës së Kosovës për regjionin e Gjilanit kemi biseduar bashkërisht për organizimin e një takimi me komunitetin e Biznesit, Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Doganën.

United Hospital

“Kemi marrë konfirmimin e doganës që në fund të këtij muaji, do ta kemi një takim të përbashkët me komunitetin e biznesit, ku do të bisedojmë me ta për problemet që ata kanë, informimin për lehtësirat doganore në sektorin ekonomik dhe procedurat tjera”, ka thënë ai duke shtuar se komuniteti i biznesit do të informohet me kohë për takimin i cili do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës në fund të këtij muaji”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.