UBT

Sqarim i Kolegjit “Gjilani”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kolegji “Gjilani” për hir të opinioni publik jep një sqarim profesional rreth aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore e Gjilanit e botuar në rajonipress më 10 shtator 2014.

Kolegji ”Gjilani” këtë aktakuzë që nga fillimi e ka parë si tendencioze, joprofesionale dhe e bazuar në fakte e prova inekzistente. Ne që nga fillimi i punës sonë kemi punuar me nder e përkushtim për të pasur një kolegj vërtet cilësor që parim kryesor ka edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj.

Aktakuza e Prokurorisë së Gjilanit pos që është e ngutshme dhe joprofesionale ajo nuk bazohet në asnjë argument juridik sepse për kohën që po bëhet fjalë nuk ka pasur Agjencion të Akreditimit, Ndërsa që nga themelimi i Agjensionit të Akreditimit Kolegji “Gjilani” është i akredituar dhe së fundi për periudhën 5 vjeçare në nivelin Bachellor dhe Master, këtë opinioni publik mund edhe ta vërtetoj në web faqen zyrtare të Akreditimit.

ARKATANA

Ne e dimë mirë se kjo aktakuzë ka të vetmin synim që të dëmtojë Kolegjin “Gjilani” i cili është ambasador i mësimit cilësor në Anamoravë dhe ka një staf të përgatitur e profesional.

Jemi të sigurt se Kolegji “Gjilani” do ta fitojë këtë betejë kurse i njoftojmë studentët tanë se ne jemi shumë stabil dhe do të ecim së bashku pavarësisht rivaliteteve të shumta dhe konkurrencës.

Kolegji “Gjilani” ndihet komod dhe shumë pozitiv në punën e tij disa vjeçare dhe presim që Prokuroria dhe Gjykata ta trajtojë drejt rastin tonë dhe mos të japi paragjykime para se të vendoset rasti thuhet në sqarimin e Kolegjit”Gjilani”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.