ARKATANA

Teuta Rugova: Jam me LDK’në, tjerat janë shpifje të ulëta

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Vajza e Ibrahim Rugovës, Teuta, e cila është bërë deputete e Parlamentit, ka reaguar ndaj një shkrimi se ajo bashkë me disa deputetë të LDK’së do ta përkrahin PDK’në në vazhdimin e seancës konstituive, e cila mbahet këtë të premte.

Teuta, në një reagim në Facebook, ka shkruar se është shpifje një lajm i tillë, derisa ka konfirmuar se do qëndrojë e palëkundur përkrahë Lidhjes Demokratike e Kosovës.

Lexojeni të plotë reagimin

ARKATANA

Ende vazhdoj të pranoj shumë mesazhe nga përkrahës dhe aktivistë të indinjuar me një artikull të pavertetë në një portal për shitjen e votës sime. Kjo është një javë shumë e rëndësishme për vendin tonë dhe nuk kem kohë për trillime të tilla.

Është një shpifje shumë e ulet që nuk i’a vlen të komentohet por kam obligim moral të perseris për të gjithë votuesit dhe qytetarët e Republikës së Kosovës se qendrimi im është e do të mbetet i palëkundur dhe as që duhet të vihet në dyshim ndonjëherë per LIDHJEN DEMOKRATIKE TE KOSOVES.

E juaja, Teuta I. Rugova