Hidromorava

Blero demanton thashethemet

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Si fytyra të njohura publike, përveç kënaqësisë që i ofron fama, shpesh duhet të përballen edhe me thashetheme e lajme të ndryshme për veten, por edhe të afërmit e tyre. E në këtë pozitë tash e sa herë po gjendet edhe çifti i njohur Blerim Muharremi –Blero dhe bashkëshortja e tij, aktorja Teuta Krasniqi. E sa është i vërtet ky lajm, vetë këngëtari ka treguar në një bisedë për gazetën Tribuna

Nuk është hera e parë që jeta e tyre bashkëshortore vihet para ndarjes. E kjo duke u bazuar nëpër portale të ndryshme që mbushin faqet rozë. Bëhet fjalë për çiftin e njohur Blerim Muharremi-Blero dhe bashkëshorten e tij, aktoren Teuta Krasniqin, të cilët shpesh po përballen me thashetheme të ndryshme për jetën e tyre private.

Ndonëse edhe disa burime të gazetës Tribuna thonë që çifti i njohur tashmë janë të ndarë, ndërsa në banesën e tyre të përbashkët është duke jetuar Teuta me vajzën e tyre Tarën, këngëtari Muharremi mohon çdo gjë duke theksuar se ata dy janë bashkë. “

Nuk jemi ndarë. Unë e Teuta jemi bashkë. Nuk e di se kush po merret me këto spekulime”, ka thënë Blero në fillim të bisedës, ndërsa ka shtuar se këto thashetheme kanë filluar të teprohen pasi që nuk është hera e parë që çifti janë ballafaquar me të njëjtat fjalë. “Kanë filluar ta teprojnë me këto lajme e thashetheme pa bazë. Po të kishte pasur diçka të re në këtë drejtim do të kishim folur ne vetë”, ka thënë Blero më tej.

Fundamenti

‘Nuk jam në burg, jam duke pirë kafe’

E kjo nuk është e vetmja thashetheme që këto ditë po qarkullon nëpër portalet tona. Është shkruar se Blero është në burg, për shkak të sjelljes së pahijshme me policinë. E për këtë vetë këngëtari duke buzëqeshur ka thënë. “Nuk jam në burg. Momentalisht jam duke pirë kafe në qytet dhe po bisedoj me ju”.

Por pavarësisht fjalëve jo të këndshme që Blero lexon për vete, ai në anën tjetër po bën një punë të madhe duke e çuar karrierën e tij çdo ditë e më lart. Kështu para pak kohësh ai në treg erdh me këngën më të re ‘Shumë o ka ma don’, në bashkëpunim me këngëtaren Dhurata Ahmetaj, e cila njëkohësisht është nën menaxhimi e produksionit të cilin e udhëheq Blero.

E ky bashkëpunim ka rezultuar shumë i suksesshëm, duke u nisur nga vetë fakti që kënga po dëgjohet gjithandej. Ndërkaq kjo nuk është risia e vetme nga dy emrat e njohur pasi që për të rejat tjera, Blero ka theksuar se do ta lajmëroj publikun shumë shpejt./tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.