Mobi Casa

De Biasi nuk frikohet

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka folur për ndeshjen me Portugalinë e cila do të zhvillohet më 7 shtator, sfidë e cila i takon kualifikimeve për Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’.

“Ne do futemi në fushë për të bërë lojën tonë dhe për të marrë rezultat. Ndodh që të gjuash dy herë në portë dhe të shënosh një gol, sikundër qëlloi me Norvegjinë, dhe të marrësh pikë të plota.

Mobi Casa

Gjithsesi, unë nuk jam tip që tërhiqem, apo kënaqem me pak, ndaj do kërkoj me të gjitha mënyrat që ta nisim mbarë. Nuk frikohemi përballë Portugalisë”, ka thënë De Biasi për mediat në Shqipëri.