Uji Dea

Kuotat ‘injorojnë’ Shqipërinë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Të gjithë e dinë që Shqipëria nuk niset favorite për në Kampionatin Evropian, aq më tepër për të fituar në ndeshjen e parë me Portugalinë. Por bastexhinjtë e injorojnë plotësisht ekipin e Gianni De Biasit që në ndeshjen e fundit në Portugali ka marrë një barazim. Kuotat e fundit të publikuara nga baballarët e basteve anglezët tregojnë se Shqipëria sipas tyre nuk ka asnjë shans.

Një fitore e Shqipërisë në ndeshjen e parë kualifikuese jepet 1 me 17, ndërsa fitorja e Portugalisë 1 me 1.14. Shihet qartë diferenca mes basteve. Edhe barazimi është shumë i madh, 1 me 7.5. duket qartë se injorimi është total për skuadrën tonë që mendon të kualifikohet.

FIDANISHTJA

Në dopio shans është edhe më keq. 1 me 1.01 është koeficienti për fitore dhe barazim të Portugalisë, ndërsa për Shqipërinë për këto dy rezultate vetëm 5.75.